VIDEO/ Prezantohet statuja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare në 90-vjetorin e lindjes

28 Janar 2026, 11:10Kulturë TEMA

U prezantua sot mes dashamirëve statuja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare në 90-vjetorin e lindjes.

VIDEO/ Prezantohet statuja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare

Statuja u prezantua sot në ceremoninë e mbajtur në Bar Juvenilja, aty ku statuja do të hijeshojë mjedisin për të gjithë dashamirësit e shkrimtarit.

VIDEO/ Prezantohet statuja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare

Dihet se shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare ka një histori të veçantë me Bar Juvenilia, aty ai konsumonte kafen e mëngjesit, kur ishte në Shqipëri, zakonisht në shoqërinë e botuesit të Onufrit, Bujar Hudhri.

E pranishme në ceremoni ishte dhe zonja e Ismail Kadare, Helena Kadare si dhe personalitete të kulturës dhe artit.

Në ceremoni u recituan dhe poezi të Ismailit. Dihet që ai, përpara se të bëhej romancier e filloi karrierën si poet. Ai ka disa vëllime me poezi si "Kristal" dhe "Ca pika shiu ranë mbi qelq".

Ismail Kadare njihet për kryeveprat që i ka lënë gjuhës shqipe si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur” apo “Dimri i vetmisë së madhe”.

Ai u nda nga jeta korrikun e vitit 2024, por ai do të mbesë përherë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. j
    joel shkodra

    A dihet se kush eshte skulptori apo nuk duhet thene?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje