Princi William ka publikuar serinë e dokumentarëve për natyrën të titulluar ‘Guardians’.
Seriali me gjashtë episode, i cili shfaqet premierë në kanalet YouTube dhe të mediave sociale të BBC Earth, ishte ide e trashëgimtarit të fronit dhe synon të tregojë punën e rrezikshme që ndërmarrin rojet e parqeve natyrore për të mbrojtur mjediset më të kërcënuara të planetit.
“Realiteti është se mbrojtja e botës sonë natyrore është bërë një nga punët më të rrezikshme në planet. Ne duhet t’i kuptojmë dhe të vlerësojnë punën e rëndësishme që rojet e natyrës bëjnë”, tha William.
Ai ka folur shpesh për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, e cila sipas organizatës “United for Wildlife” mendohet të ketë një vlerë deri në 20 miliardë Dollarë në vit dhe është e lidhur me krimin, korrupsionin dhe trafikimin.
Në vitin 2022, Princi nderoi Anton Mzimbës, një roje pylli i cili u qëllua për vdekje në një park natyror në Afrikën e Jugut.
/Klan News/
Lini një Përgjigje