Gjatë viteve të shkollimit në Universitetin e Tiranës, për hir të së vërtetës, lëndët që kishin të bënin me historinë kombëtare, nga prehistoria e deri në shekullin e 20, ishin kaluar në filtrin ideologjik e partiak. Askush nuk mund të shpëtonte as ngjarjet e zhvillimet, e natyrisht as edhe personazhet pjesë e tyre. Kontrasti me atë që dëgjoja në mjedisin familjar me atë çka mësoja në shkollë ishte dukshëm kundërshtues, i turbullt dhe kuptoje menjëherë që ishte shtrembëruar me dashje e vërteta historike nga historiografia zyrtare. E kjo në ato vite ishte një normë, të cilës nuk i shpëtonte askush, e veçanërisht për historianët.
Nga bankat e shkollës fillimin e punës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e vlerësova që në ditët e para të punës si një mundësi të artë për të plotësuar e tejkaluar ato njohuri që shkolla nuk mi kishte dhënë. Si pjesë e sektorëve ku kryhej përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve shek.6-1912 e atij 1912-1944 lexova për herë të parë letrat i riu Mustafa Asim ja kishte dërguar Sali Nivicës. Në letërkëmbimin e kohës ai nënshkruan kështu. Mustafai ishte përfshirë në Lëvizjen Mbarë Kombëtare për Pavarësi si pjesë e forcave kryengritësve, por mbi të gjitha ai është i pranishëm në ditën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, si përfaqësues i krahinës së vet Krujës së Gjergj Kastriotit. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë dhe pjesë e administratës së Qeverisë së Përkohëshme të Ismail Qemalit. Por njohja me kontributin e Musafait nuk u ndal me ngritjen e flamurit në Vlorë.
Trashëgimia dokumentare e tij është e shumëllojshme dhe si e tillë na lejon të gjykojmë për veprimtarinë e tij të gjithanshme në dobi të çështjes kombëtare, si shtetar, politikan, studiues e pa harruar atë si bashkëshort e prind.
Vlerësimi për të apo thënë ndryshe perceptimi se kush ishte, cila ka qenë veprimtaria e roli i tij në botën shqiptare gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar me kalimin e viteve të punës në Arkiv, si arkiviste e historiane po arrija ta krijoja në gjithë përmasat që i përkisnin kësaj figure aq shumë të përfolur, të përbuzur, të nëpërkëmbur deri edhe të harruar. Gjithçka kishte ndodhur para vitit 1990 në fushën e njohjes të së kaluarës historike tonë, ishte shtrembëruar, fshehur ose thënë ndryshe ishte trajtuar sipas udhëzimeve partiake e jo bazuar mbi dokumentet origjinale.
Duke lënë mënjanë për pak atë çfarë shkruhet në dokumentet origjinale, që fatmirësisht ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, takimi me dy zonja në derën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në vitin 1993, do të më shtyjë edhe më shumë të njihem me familjen Merlika. Zonjat ishin të veshura thjesht, të dyja kishin lidhur kokën me shall dhe në qafë ju dallohej qartë varësja me kryq. Ishin zonjat Klara e Elena Merlika. Ka qenë një takim që nuk do ta harroj kurrë. Dallohej qartë se vuajtjet fizike e ato shpirtërore kishin qenë të pandërprera prej 45 vjetësh në jetët e tyre. Foli e para znj. Klara Mirakaj-Merlika, e cila u prezantua se kush ishin dhe çfarë kërkonin. Zonja Elena, nëna e Eugjenit, ishte vajza e Sotir Gjikës, një tjetër atdhetar i shquar, i cili kishte qenë edhe botues i gazetës “Kombi”. Për mua ishte me të vërtetë befasi, po i jepja dorën e po flisja me dy nuset e familjes Merlika. Fisnikëria e tyre të linte pa fjalë. Vinin nga dekada vuajtjesh të papërfytyrueshme, por asgjë nuk kishte mundur t’jua fshinte qytetarinë e fisnikërinë. E vetmja gjë që mund të bëja për to, e plot të tjerë si to, ishte t’i ndihmoja sa mundja për të plotësuar kërkesat e tyre sa më shpejt e sa më mirë. Prej atij viti jam me fat që konsiderohem mike prej krejt familjes.
Bazuar në dokumentet arkivore, të cilat ruhen pranë Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë, jeta e Mustafa Asim Merlika-Kruja ka disa etapa të rëndësishme, por në të gjitha ajo që është në themel të gjithçkaje ishin e mbetën deri në fund familja e atdheu. Dha gjithçka pati, të gjitha energjitë e tij sa jetoi ishin në dobi të atdheut, u sakrifikua pa asnjë mëdyshje për arritjen e bashkimit kombëtar dhe rreshtimin e atdheut krah familjes të cilës i takojmë historikisht, Evropës e jo Lindjes sllavo-komuniste, për përparimin e kombit duke ndërmarrë një nga nismat më domethënëse, atë të ngritjes së të parit institucion shkencor në Shqipëri, Institutit të Studimeve Shqiptare.
Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, që kulmoi me Shpalljen e Pavarësisë, firmëtar i Aktit Themeltat të shtetit shqiptar; nëpunës në Qeverinë Ismail bej Vlorës; pjesë e delegacionit në Konferencën e Paqes të Parisit; deputet; antizogist; politikan në mërgim; pjesë aktive e mërgatës politike të viteve 1925-39; si shumë të tjerë bashkëkohës të tij fillimisht në mbështetje të bashkimit të kurorës mbretërore shqiptare me atë të Savojës, por më pas refuzues i ashpër i italianizmit të vendit e sidomos të simboleve tona kombëtare, e në fund në krye të Institutit të Studimeve shqiptare, veprimtaria e të cilit ishte kryesisht e drejtuar ndaj çështjes së bashkimit kombëtar. E bash veprimtaria e ethshme e këtij Instituti për t’i bërë të njohur mbarë botës të vërtetat e hidhura për coptimin e trojeve amtare, të dhuruara vendeve fqinje nga Konferenca e Paqes e Parisit, vendimet e të cilës kishin sjellë Luftën e Dytë, me anë të botimeve me karakter historik, etnografik, gjuhësor, hartografik, në ndihmë të Komisionit të rivendikimeve shqiptare etj., ishin në qendër të veprimtarisë së Mustafait gjatë atyre viteve.
Puna e kryer nga një grup personalitetesh të kohës, si: Dhimitër Berati, Tahir Shtylla, Xhemil Dino, Ahmet Gashi etj., u botua nga shtypshkronja “Mesagjeritë shqiptare”, prone e vëllezërve Kokalari, njeri prej të cilëve, Hamiti, punonte pranë këtij Instituti. Falë Mustafait në gjirin e këtij Instituti u anagazhuan të punonin ajka e intelektualëve atdhetarë. Ky angazhim tij i fundit tregon më së mirë arsyen e vërtetë, që e kishte shtyrë atë, si edhe shumë të tjerë, të përkrahnin në fillim Italinë fashiste, që për qëllimet e saj kishte realizuar në një farë mënyre bashkimin e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar të para Luftës.
Mustafai u largua nga atdheu për shkak të djalit të tij të sëmurë. I shtruar në një spital në Austri sëmundja kishte përparuar, dhe babai Mustafa nuk mund të braktiste të birin vetëm në shtratin e vdekjes. Ashtu bëri, u gjend pranë tij në gusht 1943. U largua me zemër të thyer për atë që e priste në Austri, e vetëm pak muaj më vonë e pati të pamundur të përqafonte e përkëdhelte bijtë e tij e sidomos nipin, Eugjenin. Ky largim, të cilin nuk e kishte menduar kurrë që do të ishte pakthim, pati edhe një pasojë tjetër të hidhur për, ai la në atdhe frytin e punës së tij shkencore për të cilën kishte patur si ndihmëse edhe nusen e djalit, Elenën, Fjalorin e Gjuhës Shqipe që ende s’kishte parë dritën e botimit. U përpoq me sa mundi në mërgim, por vetëm gërmat A e B mundi t’i rishkruante përsëri.
Ai nuk mundi më të kthehej në Atdhe, regjimi komunist, që ai e shumë të tjerë e kishin parë e gjykuar që do të ishte fatkeqësi në se do të vendosej në Shqipëri, izoloi vendin për gati 45 vjet nga bota e qytetëruar. Pushteti i ri, që vetëquhej “popullor”, e që asgjë nuk kishte të bënte me popullin. U eliminuan fizikisht kontribuues të jetës politike, ekonomike, shoqërore, të dijes e kulturës, u ushtrua që në ditët e para dhunë e terror mbi familjet e të afërmit e kundërshtarëve të hapur, por edhe ndaj atyre që hamendësohej se mund të ishin të tillë. Nuk u kursyen as edhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë. U rrëmbyen, u shkatërruan e u përvetësuan biblioteka e arkiva, objekte arkeologjike e etnografike, relike të shenjta e vepra arti, prona të familjeve të mëdha shqiptare e të komuniteteve fetare, e në fund arritën të përdhosnin edhe varret.
Duke qenë se tashmë prej pjesës dërmuese të studiuesve e natyrisht edhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi është pranuar fakti se, rrëfimi i gjymtuar, i shtrembëruar apo edhe i trilluar i jetës dhe veprimtarisë së personaliteteve që kontribuuan aq shumë për Atdheun, ka qenë një normë e regjimit të kaluar, sot kemi një detyrë përpara nesh: atë të ç’bërjes me çdo mjet e mënyrë këtë normë partiake që aq shumë na ka dëmtuar. Duke marrë shkas pikërisht nga z. Mustafa Merlika, kemi detyrimin moral si qytetarë e studiues të rishikojmë me më gjakftohtësi, paanshmëri e profesionalizëm bazuar në dokumente origjinale të kohës jetën e veprën e kujtdo që morri përsipër të ishte në rreshtin e atyre që sakrifikuan gjithçka patën për atdheun. Mustafa Merlika i takon atij grupi personalitetesh të historisë tonë kombëtare që me shumë burrëri e ndershmëri i kanë bërë analizë të thellë qëndrimeve e veprimeve të tyre ndër vite, duke mos lënë asnjë shteg për hamendësime të rrejshme.
Libri që sot Eugjeni na dhuron, në vazhdim të mjaft të tjerëve ndër vite, i jep mundësinë publikut të gjykojë e të vlerësojë veprimtarinë e një personaliteti të historisë sonë kombëtare pa retushime apo fshehje si ka ndodhur në të kaluarën. Dokumentet të botuara besnikërisht me origjinalet që ruhen arkiva janë përgjigja më e mirë për ata që vazhdojnë të gjykojnë me metrin e të kaluarës diktatoriale.
Në fund të fjalës time do të përmendja disa prej “mëkateve” të Mustafa Merlika Kruja për të cilat edhe u anatemua nga regjimi i kaluar. E deshi pa masë Atdheun e bashkatdhetarët e vet, punoi pa reshtur për bashkimin e trojeve shqiptare, dëshmoi respekt të admirueshëm për familjen, si themeli i një shoqërie të shëndetshme, punoi me përkushtim të veçantë për gjuhën amtare, punoi për ndriçimin e historisë të kaluarës tonë si popull, ishte shëmbëlltyrë e patriotit fisnik e të ndershëm, dhe mbi të gjitha, ishte kundër komunizmit si ideologji e realitet pasi e gjykonte si zgjidhjen më të keqe e të dëmshme për vendin. E ky ishte pa asnjë dyshim edhe “mëkati” i tij më i madh në sytë e pushtetarëve të pas Luftës.
*Fjala e plotë e historianes Nevila Nika, ish-drejtuese Drrejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, gjatë promovimit të vëllimit të parë të biografisë së Mustafa Merlika-Kruja, me autor Eugjen Merlika, botuar nga UETPRESS
Ai duhet vleresuar qe e beri Shqiperine pjese te Italian kur I dorezoi kurorer e Skenderbeut xhuxhmaxhuxhit te Savojes
Paske mare detyre moj znj mender historjane , te transformosh historine e asaj epoke apo sistemi qe te shkollj te dha dhe vendin e punes me te priviligjuar ,prane drejtorise se pergjitheshme te Arkivave , vend qe kushdo qe Do mbaronte ate shkolle si puna jote te gjithe do ta kishin ZILI ? Nuk eshte merita jote po pafytyresia e prinderve te tu qe hanin ne kuris te atij te madhi qe ju besoj duke punuar me 100 standarte ? Ske faj , je mesuar te jetosh me pare te madhe nuk i shpeton dot edhe kesaj periudhe e jo se tu hap barku per te vendosur drejtesi ndaj Mustafa Krujes Ai e ka bere historine e vet ti kerkon ta zbukurosh duke hedhur balte mbi ate sistem qe te nxori ne dritte , MOSMIRENJOHESE dhe transformuse e historise ne emer te “demokracise “ Jazek dhe haram ajo qe ke ngrene ne ate sistem , kur ka shume te tjere qe kane vuajtur prej jush duke thurur biografite ne kuriz te intelektualeve te ndershem dhe me te afte se ty vetem per te shpetuar karigen tende , dhe sot na hiqesh se Po te keputet shpirti per ato qe shkruan ???
I ke torturuar duke i sorollatur nenen dhe babain tim kur kerkonin ne Arshive dokumenta per te provuar pronesine e tyre si ish-pronare dhe me pas ja coje direkt informacionet pales kundershtare,por Zoti eshte i madh....nje dite do ti paguash te gjitha.