Promovohet libri i Muharrem Shqarit kushtuar Indrit Carrës që u vra në luftë në Kosovë

12 Korrik 2024, 12:43Kulturë TEMA
Promovohet libri i Muharrem Shqarit kushtuar Indrit Carrës që u vra

Dje u shënua në Tiranë 53-vjetori I lindjes së Indrit Carës “Dëshmor i Kombit” që u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999.

Skënderbegasit nga Kavaja dekoruar Luftëtar i Lirisë Adem Jashari, nga Presidenti I Republikës së Kosovës braktisi jetën londineze dhe u tregoi brezave se si luftohet dhe si jepet edhe gjëja më e shtrenjtë jeta, për Kombin Shqiptar.

Në takimin mbarëkombëtar të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të organizuar nga shoqata “Shkolla Ushtarake Skënderbej” me mbështetjen e Akademisë së Forcave të Armatosura, u promovua libri “Shqiponja e Lirisë Indrit Cara Kavaja” të autorit Muharrem Shqarri. A.K./TemA

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    I rritur i brymosur me dashurine per Atdheun ,Heroi i Kombit,kreu detyren e vet per ta radhitur jeten dhe vepren e vet ne altarin e lirise.Ai ,shkoj ne ndihme te pjeses te okupuar te Atdheut dhe atje derdhi gjakun ,e celikosi trupin ne bedenet e Keshtjelles shqiptare me emrin Kosove.Vetem nje person me ideal ,me dhimbje per gjakun e vet e ndien lotin e femise,lotin e nenave shqiptare qe armiqet shekullor shkaktojne mbi kombin tone martir.Para jetes dhe vepres ,e cila e ben te mbesi i gjalle,perkulemi per kete martir qe veten e radhiti tek ata qe kane vetem ditelindje.Indrit Cara,ishte dhe mbeti i gjalle krahas Cerciz Topullit,Avni Rustemit,Adem Jasharit...e lindi dhe e rriti nena per te jetuar me shekujt.I perjetshem qofte jeta vepra e keti luftetari te Lirise,anetar i UCK- ese te lavdishme....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje