Ermonela Jaho rikthehet në atdhe, koncert më 4 gusht në tiranë

11 Korrik 2024, 08:03Kulturë TEMA
Ermonela Jaho rikthehet në atdhe, koncert më 4 gusht në

Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Koncert i titulluar “Rikthimi i Dallëndyshes” i cili do të udhëhiqet nga dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli shënon rikthimin e sopranos së mirënjohur Jaho në atdhe.

“Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka: në Shqipëri”- shkruan në një postim në rrjetet sociale TKOB

Koncerti i datës 4 gusht do të sjellë në skenë sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, si dhe tenorin amerikan Charles Castronovo.


Koncerti ka edhe mbështetjen e institucioneve të rëndësishme në vend dhe partnerëve të TKOB nga biznesi. A.K./TemA

Lini një Përgjigje