Si u themelua Biblioteka Kombëtare!

10 Korrik 2024, 17:22Kulturë TEMA
Si u themelua Biblioteka Kombëtare!

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun e vitit 1920. Themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ishte një nga vendimet e para të marra në Kongresin e Lushnjës, bashkë me shpalljen e Tiranës kryeqytet.

Koleksioni historik i BKSH i ka fillimet që në vitin 1917. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në 1917. Në 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej  6000 vëllimesh. Sot  koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet.

Koleksionet me karakter albanologjik u rritën pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe koleksioneve private të personaliteteve të kulturës nga regjimi i atëhershëm komunist.

Ndryshimet demokratike të viteve ’90 të shekullit XX mundësuan edhe ndryshimin e politikave të Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore me kufizime të skajshme në dhënien e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të caktuara të literaturës, tani BKSH është krejtësisht e hapur për publikun e gjerë.

BKSH është qendra arkivore e të gjitha botimeve duke mbledhur, përpunuar, restauruar, ruajtur dhe vënë në dispozicion të publikut trashëgiminë e shkruar kulturore të popullit shqiptar./atsh/A.K./TemA

1 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Ky eshte njoftim, apo information!! Per bibloteken Kombetare te Shqiperise mund te thuhet shume. Eshte nje insitucion Kombetar dhe popullor. Deri ne vitet 90, nje insitucion demokratik, social, kulturor dhe shkencor. Me vone Ka Marr uje...!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje