Rama: Festivali i Serenatave në Korçë sjell meloditë e dashurisë

14 Shtator 2024, 10:01Kulturë TEMA
Rama: Festivali i Serenatave në Korçë sjell meloditë e

Serenatat, të lindura në zemër të Korçës mbi një shekull më parë, kanë mbushur rrugët me këngë dashurie dhe traditë.

Qyteti i Korçës do të presë më 27-28 shtator Festivalin e Serenatave, ku interpretimet e disa prej artistëve më të mirë në rajon do të sjellin këto melodi të përjetshme.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale klipin promovues të festivalit duke ftuar qytetarët ta ndjekin këtu.

“Një ftesë për Festivalin e Serenatave, melodive të dashurisë, jetës e traditës që vendin e origjinës e kanë në Korçë, por shpirtin e rrënjët në çdonjërin prej nesh, më 27-28 shtator”, shkruan Rama.

Serenatat janë këngë që lindën si dedikime dashurie rrugicave të qytetit të Korçës e që luheshin me kitarë e mandolinë poshtë dritareve të vajzave, ndaj të cilave shprehnin dashurinë. A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Te pafytyre

    Lajme eshte ky. O tema po sa the pafytyre qe jeni dhe sa poshte e kini veten. Nuk vi i titullin se ne Korce po zvillohet Festivali i Serenatave por na ndosni ekranet e telefonave e Tv me pseudo lajme se ca tha rama per serenatat. Turp

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje