Rama i kërkon bashkive të identifikojnë shtëpitë potenciale për muzealizim

4 Prill 2026, 15:20Kulturë TEMA
Rama i kërkon bashkive të identifikojnë shtëpitë

Kryeministri Edi Rama i kërkoi dje kryetarëve të bashkive të krijojnë një plan muzealizimi të shtëpive të vjetra duke identifikuar ato që kanë potencialin për t’u kthyer në muze që të shpëtohen nga rrënimi.

Gjatë takimit me kryebashkiakët Rama tha se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka nisur një proces shumë të bukur për të muzealizuar godinat historike.

“Konkretisht ato shtëpi që plotësojnë kriteret për t’u klasifikuar si vlerë në rrezik të trashëgimisë kulturore sepse janë të pabanuara do të kthehen në muze në qytete dhe në fshatra”, tha Rama.

“Kjo do të thotë që në çdo bashki shumicën dërrmuese se mbase nuk është rasti për qytetet që janë krijuar rishtaz, por edhe aty gjenden struktura interesante për këtë. Në çdo bashki që ka në zemër të vet një qytet të vjetër apo fshatra të vjetër, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore, të cilat janë të pabanuara ose janë në rrënim e sipër. Ajo që po bëjmë me MTKS është marrja e tyre nga shteti përmes një procesi ligjor shpronësimi dhe muzealizimi të tyre. Në Tiranë kemi një sërë të tillash që kanë hyrë në këtë proces, kemi disa edhe jashtë Tiranës, kam parë listën e ministrisë”, theksoi Rama.

Duke iu drejtuar kryebashkiakëve, Rama tha se “angazhohuni, shikojini përcaktojini si kandidatura për të hyrë në këtë proces ndajini me MTKS dhe Institutin e Monumenteve për të klasifikuar vlerat e tyre dhe planifikoni se për çfarë mund të muzealizohen”.

Kryeministri Rama u shpreh se “kemi shumë gjëra mund të ekspozojmë jemi një vend që ka në zemrën e aktivitetit turizmin, jemi një vend që kemi fatin që nuk e kemi turizmin të përqendruar vetëm në një det apo një mal, por i kemi në të gjithë territorin”.

“Çdo cep i Shqipërisë ka turistë sepse në çdo cep ka gjëra interesante, por duhet të rrisim atraksionet dhe ashtu siç duhet ta muzealizojmë trashëgiminë tonë sepse duhet ta ruajmë dhe promovojmë, ashtu edhe mund të ekspozojmë të tjera gjëra, mund të kemi muzeume të vogla për produktet. Kur vijnë turistë në Shqipëri, vizitorë, ose miq një nga pyetjet që më bëjnë të gjithë është; Cila është pija karakteristike shqiptare?. Dhe ne themi rakia. Por nuk e kemi një muze të rakisë, të verës shqiptare, të vajit të ullirit që ka lloj-lloj varitetesh dhe rakitë janë të lloj-lloj varietetesh”, tha Rama. A.K./TemA

4 Komente

  1. D
    Daj Ceni

    Po o Edo po. Tashti qe i shembe te gjitha dhe i bere kulla kerkon shtepi potenciale per ti bere muze.

    Përgjigjjuni
    1. f
      five company

      Une, personalisht ( when things get personal), kam nje ide, gjithmone ne rast se ju si perfaqesues politik i nhe partie dhe si perfaqesues i nje shteti i merrni ne konsiderate opinionet e njerezve te thjeshte. Njerezve te thjeshte, qe mund te kene nje kulture dhe ide racionale me te thella dhe me te zgjeruara se sa nje term kufizues i "muzealizimit". Kur shpreh idene qe te mos degradoje ne nje " konflikt dhe konfrontim personal " do te thote qe ka vite kultura historike nen " efektin dystopian" eshte kthyer ne nje kazan plehrash, ku secili me nje " vetsherbim te personalizuar" mund te hedhe fakte dhe shkrime irracionale per te vetmin qellim se me kete realizoi nje " padrejtesi te historise ne lidhje me muzealizimin e historise se tij personale"....Ja vlen te marre ne shqyrtim miljona histori dhe skizofreni personale, per te vetmin fakt qe "Historia dhe Perendia u treguan te padrejte me te??!" Edi!!?? Te kujtohet nje Show televiziv ku " Sonila Mece" mblidhte firmat e " vipave tane te famshem per histerine dhe skizofrenine e pangopur te lifestyle te tyre"??! ( when things get me personal, dhe ky eshte Zemer-imi im ) Post Skriptum: Muzealizimi fillon me ate, ndertesen e vjeter tek rtuga e Kavajes qe quhet " Muzeu i Kulture Popullore", kazanet e renduar te plehrave deshmuan kete lloj kulture dhe politike te nhe skizofrenie dhi histerie persa i perket kesaj kulture. Mundohu ta rehabilitosh kete kulture ne nje kendveshtrim jo personal dhe histerik te paragjykimeve sociale, por ne nje kendveshtrim me pergjithesues dhe kombetare. Atehere Zemer- imi im, i heshtur, qe shpreh nje revolte te brendshme do t'ja lere perseri ne Dore " Perendise dhe Historise" qe ti tregoje shkallen tjeter " skizofrenise dhe histerise se kultures Popullore. Do jete me keq se c' kane qene me pare.... BELIEVE ME!!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lulash ndrepepa

        Mbasi ktheve ne Institut tenderash per pseudo restauratorët dhe pseudo atelietë restauruese kërkon me vijën e masave shpalljen e monumenteve ... mjere ky komb

        Përgjigjjuni
        1. R
          R..K..

          Idetë e të tjerëve i përvetëson Rama ...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje