Punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna, po vijojnë me ritme të qëndrueshme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i punimeve në muzeun e Lundrimit, në hyrje të qytetit të Shkodrës, projekt i cili po merr formë dita-ditës.
“Muzeu i Lundrimit, në hyrje të Shkodrës, ka nisur të marrë formë. Një investim i ndërthurur me hyrjen e qytetit, duke krijuar një kompleks unik për Shkodrën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Muzeu i Lundrimit është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët, ndërsa pritet të kthehet në një pikë referimi të rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë rajonin.
Ky investim pritet të përfundojë deri më 10 shkurt 2026, ndërsa vlera e investimit parashikohet të shkojë rreth dy milion euro. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik në këtë qytet të Shqipërisë.
Muzeu formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme. Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës.
Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Evropian, shkruan atsh.
Mos ndofta ha diskutim kjo puna e ngritjes së muzeut të lundrimit në Shkodër ? Më llogjike do të ishte në Vlorë (ku edhe ka akademi marine) ka patur edhe piratë me shpella në Dhërmi. Edhe në Durrës nuk do të ishte keq. Por në Shkodër, mendoj se stonon. Për tu bërë i mirë me shkodranët, ka fusha të tjera sa të duash dhe me shumicë bile.
Durrësin ta harrosh ti Ndoc! Edhe po e përmende prap atë emër do të hapin dosje aktivistët e Rilindjes! Kujdes! Ti thuj shyqyr që se hapën muzeun e lundrimit në TR
Nukstonon në shkoder se para 200 vitesh anijet vinin deri afer Bunus poshtë kalasë Rozafes me maallra dhe njerëz
Pa pik kuptimi!!
Kombi shqiptar nuk ka nevojë për varreza kujtimesh por për punë të kualifikuar, atdhe të zhvilluar, ushtri, flotë, hekurudhë, industri, bujqësi, blektori, naftë, hidrocentrale, uzina, fabrika, porte, transoqeanikë, anije, luftanije, nëndetëse, tanke, raketa, avionë, kuadro, inxhinierë, oficerë, shkencë, laboratorë. Me eksperiencën dhe bazën materialetë krijuar në çdo fushë duhet të përgatitë gjeneratat e reja, industrinë, ekonominë, ushtrinë dhe të ardhmen, jo të kthejë Shqipërinë në një majmun cirku që argëton të huajt dhe shqiptarët në skllevër që pastrojnë kontraceptivët dhe mbeturinat e turistëve.
Sidomos kur duket Xhamia perballe, te kenaq ky rrumpallo-islamiste vellai i Berishes Rama.
Ik or rrot kari! Berishisti më budall që motërqiri i Viçidolit na la prapa.