Kinema “Republika”, një nga simbolet e Shkodrës po sjell pranë publikut artdashës premiera të prodhimeve më të fundit, duke u kthyer në pol të kulturës në qytet.
Pas rikonstruksionit tërësor të godinës dhe ambienteve të brendshme, kinema “Republika” hapi dyert për qytetarët me premierën e filmit “Avatar: Fire and ASH”, 26 dhjetorin e vitit të kaluar.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga qytetarët e shumtë që kanë mbushur sallën e kinemasë “Republika” në Shkodër, tashmë e rilindur.
Për artdashësit, në kinema “Republika” po jepet filmi “Falli 2”, me producent Marjus Dervishin. Në të, interpretojnë disa aktorë të njohur si Behar Merja, Marjana Kondi, Margent Çaushi, Klejdis Shehu, Selma Bakalli dhe Xhoana Karaj.
Publiku ka pasur mundësinë të takohet nga afër me kastin e këtij filmi që shfaqet për herë të parë në kinema “Republika”.
Ndërkohë, investimi në kinema “Republika” ka prekur çdo aspekt të kësaj godine. Ndërhyrja ka përfshirë fasadën e jashtme, duke i dhënë një pamje dinjitoze, si dhe ambientet e brendshme, të cilat janë kompletuar me infrastrukturë, arredim dhe teknologji të kohës për të garantuar cilësinë maksimale të projeksioneve.
Ky transformim e vendos kinema “Republikën” në piedestalin e hapësirave kulturore të qytetit të Shkodrës. A.K./TemA
Kur prishe kinema Republiken ne Tirane ne vitin 2004 te sapo inaguruar..the qe brenda pallatit do te ndertohej kinema. Genjeve. Kinemaja historike humbi ne korrupsionin temd dhe me bekimin e kryeministrave te kohes Nanos, Berishes bashkepunetoret e tu. Ndaj na kurse keto lojera me art kulture e kinema...
Duke qendruar mbi uturakun e vilajetit, ky i semure, produkt i bllokut te enverit te uturak sukseseve, eshte i fiksuar, qe rangallen e vet, ta lidhe me europen.
Shume mire eshte ba ka lezet ta shikosh si jashte dhe ne pjese e brendeshme