Rama: Zona Arkeologjike A në Durrës është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare

23 Shkurt 2026, 09:08Kulturë TEMA
Rama: Zona Arkeologjike A në Durrës është pronë e

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se zona ku do të marrë jetë projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn” në Durrës nuk është një hapësirë e zakonshme urbane, por pronë e thesarit të trashëgimisë kombëtare.

Rama u ndal sot në episodin 7 të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim” tek projekti TID në Durrës që si u shpreh ai, po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur.

Ndërkohë, vuri në dukje Kryeministri, realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.

“Zona Arkeologjike A ku do të marrë jetë projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronash mbi atë zonë nuk duhet të dalë nga korniza e faktit themelor: Ajo zonë është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake janë monumente të qytetërimit europian, jo thjesht monumente të regjistrit tonë kombëtar të trashëgimisë. Objektivi për hyrjen e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e çon këtë projekt përtej dimensionit kombëtar. E bën një detyrim ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

“Ky projekt nuk ka lindur sot as ka marrë formë në errësirë, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të kësaj qeverie për atë zonë, si edhe një Plan të Menaxhimit të Integruar, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe hedhur në konsultim publik në vitin 2022. Ligji për Trashëgiminë Kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore. Pikërisht këtë ne po bëjmë”, theksoi kreu i Qeverisë.

“Historia ndërkombëtare tregon se asnjë vend nuk ka zbuluar, nuk ka konservuar dhe nxjerrë në pah trashëgimi të këtyre përmasave pa ndërmarrë shpronësime. Në Romë, mijëra e mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik”, përfundoi Rama duke shtuar se autoritetet shqiptare do të bëjnë pikërisht këtë, me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve, po me vendosmëri ndaj interesit kombëtar.

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë protestuar në lidhje me shembjen e banesave dhe dëmshpërblimin për to. Kryeministri Rama mbajti seancë degjimore me banorët ku u dakordësua për ecjen përpara të projektit dhe rivlerësimin e disa banesave që pretendohet se janë trashëgimi kulturore. A.K./TemA

4 Komente

  1. T
    Truth social

    Ky drejtori i komunalex dhe i monumenteve te kultures qe nuk mundi kurre te behet kryeminister!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora***

      Kryeminister ordiner dhe i degjeneruar ,me fal zotrote ZONE ARKELOGJIKE kujt i thuhet qe te zotit ti ndalohet cdo gje ,dhe qeveria te beje cdo gje ,,por mire more felliqesire ai stadiumi qe do behet ne vlore me ato kullat e tua nuk do behet ne ZONE ARKEOLOGJIKE AA ?Kaq kohe te zoterve su jepet certifikate dhe as lejohen te rregullojne shtepite e tyre se eshte zone arkeologjike ,por kur vin puna te ty ,ti mund te prishesh dhe besh cdo gje

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gimi

        Zonat arkeologjike jane te mbrojtura me ligj dhe jane vlere e shtuar per nje vend te vogel si ne, ku per fatin tone te keq dhe pamundesine tone, na eshte mohuar historia vazhdimisht. Nese nje qeverisje mer inisiative per te rikthyer ne jete qyteterimet e periudhes romake apo bizantine, kjo eshte per tu vleresuar. Banoret te cilet preken nga ky projekt do duhet te trajtohen me kujdes dhe te meret ne konsiderate nje shpronesim i drejte edhe pse ata mund te kene ndertuar pa leje dhe mbi nje zone te mbrojtur. Praktikisht banoret ne kete rast kane uzurpuar dhe vetevendosur per nje ndertim, por pushteti vendor apo qendror ka pergjegjesi qe i ka lejuar te ndertojne ne ate zone dhe per kete arsye do duhet ti shpronesoje.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeus

          Flliqesire hajdut bastard i ndyre e mashtrus ordiner

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje