
Sot, si Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kam një propozim të hapur bashkëpunimi për Shoqatën që administron Vilën 31, tani e njohur si "Vila 31 Art Explora", banesë e pronarëve historike, të përndjekur, dhe më pas e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhes.
Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha ishin dy nga figurat më të rëndësishme të regjimit komunist në Shqipëri, ku rolet e tyre në shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë janë të dokumentuara gjerësisht.
Koçi Xoxe, si Ministër i Brendshëm, drejtonte Sigurimin e Shtetit, një organ që u bë sinonim i represionit dhe terrorit gjatë viteve të para të komunizmit.

Nën drejtimin e tij, Sigurimi i Shtetit zhvilloi fushatat e para të mëdha kundër "armiqve të klasës", duke përdorur metoda të tilla si arrestime pa gjyq, tortura, dhe ekzekutime. Xoxe ishte i njohur për zbatimin me zell të politikave të Hoxhës, duke i dhënë një fytyrë të errët regjimit të ri në Shqipëri.
Enver Hoxha, nga ana tjetër, ishte udhëheqësi suprem i Shqipërisë komuniste dhe arkitekti kryesor i politikave që do të përcaktonin fatin e vendit për dekada. Ai personalisht nënshkruante platformat e punës dhe vendimet që çonin në shtypjen e opozitës, kolektivizimin e dhunshëm, dhe izolimin e Shqipërisë nga bota e jashtme. Dokumentet historike na tregojnë se ai shpesh nënshkruante me dorën e vet vendime që çonin në arrestime, dënime të rënda, torture dhe madje edhe ekzekutime, duke treguar përgjegjësinë e tij direkte për shumë nga krimet e regjimit komunist.


Une besoj se ketu ka një mundësi të rëndësishme për të pasuruar përvojën e vizitorëve në këtë vend historik duke:
1. Organizuar një ekspozitë të përkohshme për të eksploruar jetën private të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes në kontekstin e rolit të tyre drejtues e urdhërues në survejimin, kontrollin, përndjekjen dhe terrorin e ushtruar nga Sigurimi i Shtetit.

2. Mbajtur workshop-e dhe seminare mbi ndikimin e diktaturës në kulturën dhe artin shqiptar, duke theksuar propagandën dhe censurën.
3. Krijuar materiale informative për të dhënë një pasqyrë më të plotë të kohës së komunizmit në Shqipëri.
4. Shtuar ture të specializuara me histori dhe dëshmi nga dosjet e Sigurimit, për një edukim historik më të thelluar.
A.K./TemA
waaa cfare doktorature e papare nga krietarja...tamam intelektuale
Nuk n'a intereson Enver Hoxha apo Koçi Xoxe , n'a trego spiunit e sigurimit qe jane ne média parlament ne poste kyç , na trego dosjen e Fevziut , Shkullakut dosjen e Berrishes ,Tritan preshit dosjen e Rakipi e Fahri Balliut ....lere Enver Hoxhen ....
Gentjanen duhet ta emrojne shefe te pornografise ne Shqiperi,meqense Shqiperine e kethyen ne nje bordello ne duart e hajduteve e njerzve pa moral.Mire do te ishte ta kethenin edhe kete shtepi nje muzeum te humbjes se vlerave njerzore.
Ore zonje ! Cfare je ti dhe i ashtequajturi Institut qe ti drejton ? Jeni gjykate ju qe merrni kaq shume para nga populli shqiptar ( dhe institucione nderkombetare neofashiste ) dhe na dilni me konkluzione , jo po ky keshtu e jo po ai tjetri ashtu, ky kriminel e ai tjetri hero e blla,blla,blla. Ju jeni thjesht nje Institut i Marksizem - Leninizmit ( ne te kunderten e tij ). Kush u persekutua apo denua padrejtesisht duhej t'iu drejtohej gjykatave te Sistemit Shqiptar te Drejtesise. Te tjerat jane investime te rrenuesve morale te Shqiperise e shqiptareve si dhe investime te superhajduteve te Shqiperise qe kane drejtuar e drejtojne ( edhe sot ) vendin.
O zot çfare mostre!!! Beni shtepi muze per atdhetare te kohrave sepse diktatura eshte ende e fresket e skemi cfare te mesojme nga diktatoret.Mbreti Zog e plot e plot te tjere.