Restaurimi i Muzeut Etnografik të Krujës, Groote: Rrit potencialin e turizmit dhe ekonominë vendore

24 Korrik 2024, 20:54Kulturë TEMA
Restaurimi i Muzeut Etnografik të Krujës, Groote: Rrit potencialin e

Muzeu Etnografik i Krujës është një prej 23 siteve të trashëgimisë kulturore i restauruar nga UNOPS dhe partnerët e vetë në kuadër të programit të BE-së për kulturën.

Kështu u shpreh sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të këtij muzeu të rikonstruktuar falë programit “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS dhe financuar nga BE, përfaqësuesja e UNOPS, Freya von Groote.

Ajo vlerësoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për këtë bashkëpunim, si dhe bujarinë e BE-së.

“Kemi arritur diçka me të vërtetë madhështore. Ajo që kemi kuptuar dhe zbuluar është që Muzeu Etnografik i Krujës është transformuar në një hapësirë të gjallë që ju fton të përjetoni historinë e Shqipërisë në mënyrë mbresëlënëse”, u shpreh Groote.

Përfaqësuesja e UNOPS shprehu bindjen se ky muze nuk do të pasurojë vetëm jetën e shqiptarëve por do të rrisë edhe potencialin e turizmit, ekonominë vendore dhe do të krijojë mundësi të ardhurash për komunitetin vendor.

“Restaurimi i muzeut nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e ekspertëve vendorë dhe të espertëve kombëtarë e ndërkombëtarë, specialistëve më të mirë që kanë punuar pa u lodhur për të sjellë në jetë këtë muze”, tha ajo. atsh/A.K./TemA

Lini një Përgjigje