Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, rikthim i shkëlqimit duke ruajtur vlerat unike të monumentit

12 Dhjetor 2024, 10:31Kulturë TEMA
Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, rikthim i shkëlqimit duke

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri me dije se puna për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po vijon me përkushtim për të ruajtur vlerat unike të këtij monumenti historik.

Me ndërhyrje delikate dhe teknika të avancuara, synohet t’i rikthehet shkëlqimi i saj i dikurshëm, duke respektuar autenticitetin arkitektonik dhe historinë që mbart.
Ndërhyrjet do i japin rëndësinë e duhur çdo detaji pasi çdo gur tregon një histori.
Në fokus të ndërhyrjes restauruese është stabiliteti i strukturës, ringritja e minaresë dhe mbrojtja ndaj faktorëve natyrorë.

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit është një xhami historike dhe Monument Kulture, Kategoria I. E ndërtuar më 1773-1774, është nga ndërtesat e vjetra më me vlera si dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë vendin.

3 Komente

  1. t
    te mallkuar nga historia

    Restauroni, or plehra te denatyruar, nen dirigjimin e bojaxhiut kryevezir, keto permendore te pushtimit shfaroses aziatik, qe vazhdon te denatyroj dhe ti thaj trupin dhe shpirtin ketij kombi europian, dhe qe jane mgritur mbi monumentet e rafshuara nga pushtuesi, te etnise tone perendimore.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arberori

      Nuk jam musliman por keto vepra kulti i perkasin identitetit tone shqiptar. Historine nuk e zhbejme dot. Gjate sundimeve romako-bizantine ne keto troje jetonin iliret e me pas arbereshet. Pika e lidhjes me Evropen u pre me pushtimin osman te ketyre trojeve. Popullatat nje pjese e mire u shpergulen kryesisht ne Greqi e me pas prej andej ne Itali. Lidhja me te shkuaren e pre perfundimisht edhe per shkak te perzierjes me rracen e re pushtuese. Termi shqiptar dhe Shqiperi u krijuan gjate pushtimit osman. Pra identiteti i ri, feja muslimane, traditat, festimet, kuzhina, veshjet dhe konceptimi i familjes dhe jetes shoqerore eshte osmane. Pra, duam apo nuk duam, jemi pjese e civilizimit lindor. Edhe te krishteret shqiptare qe ne te gjithe hapesiren shqiptare aq sa mbeten u orientuan per mbijetese drejt tradites lindore. Kjo eshte historia jone dhe ne nuk i shmangemi dot. 500 vite nuk hidhen dot poshte, kur shumicen e popullates shqiptare ne Ballkan e ke muslimane.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arta

        Mallkuar qoftë kjo xhami turke -arabe, me gjithë përkrahësit e kësaj ideje. 500 vjet turqit osman gati na zhduken nga faqja e dheut, pse të ruajmë keto relikte të pushtuesit. Ne shqiptarët duhet të argumentojmë botës se jemi popull i lashtë evropian dhe Jo krijimit të një Shqipërie myslimane në midis Evropës.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje