Tenori Josif Gjipali në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli lidhur me bashkëpunimin me kompozitorin David Tukiçi, për veprën “Rozafa”.
Ai tha, se është një opera me vlera të mëdha. Sipas tij, ia ka vlejtur pasi ishte një staf me vlera të mëdha.
“Që në momentet e para që lexova partiturën, kuptova sinqeritetin në të shkruar. Është një opera me vlera të mëdha. Janë të gjitha, motive shqiptare. Ka një sensitivitet të një niveli të lartë. Çdo personazh spikat në bazë të psikologjisë së tij, dallon në atë që ka për të kënduar” – tha ai.
Oneda Skënderi, bashkëdrejtuese e “Një Shqipëri” e pyet tenorin për dallimin mes veprës “Rozafa” dhe produksioneve të tjera ndërkombëtare, ku ai ka marrë pjesë.
“Opera “Rozafa” është e gjitha me motive shqiptare. Nuk është shumë e ngarkuar. Davidi e ka lënë në kuadrin e legjendës. Gjëja që spikat është dhe ndërthurja e të shkruarit me tekstin. E kuptova që në momentet e para, se Davidi ishte një pinjoll i ekzekutimit të çdo fjale. Ia vlejti, ishte një staf me zërat më të spikatur” – u shpreh Gjipali. /RTSH/
Lini një Përgjigje