Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, konsullit francez me kontribut të jashtëzakonshëm për albanologjinë

26 Janar 2026, 20:01Kulturë TEMA
Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, konsullit francez me kontribut

Një monografi kushtuar veprës së albanologut të njohur francez August Dozon, të botuar në shekullin e 19-të me titull “Manual i Gjuhës Shqipe”, është botimi më i fundit i gjuhëtarit dhe studiuesit Shezai Rrokaj. Nisur nga një kumtesë që më herët kishte mbajtur për këtë figurë, Rrokaj kuptoi se kontributi i August Dozon ishte më i madh, më i thellë se një referat; ai meritonte një studim dhe shqipërim të mirëfilltë pa humbur asgjë nga vepra origjinale.

Gjatë shekullit të 19-të, diplomati francez August Dozon shërbeu si konsull në disa vende ballkanike, ku u njoh edhe me Shqipërinë, gjuhën, bejtet, këngët, të cilat i mblodhi dhe i botoi në libër, duke ia prezantuar Shqipërinë Francës dhe Europës.

Këtë botim, studiuesi Rrokaj e ka shtrirë edhe në rrafshin gjuhësor, duke bërë shënimet e nevojshme aty ku ka qenë e nevojshme. Kjo monografi ka të shënuar edhe kodin e veprës fillestare, për të gjithë ata që duan ta ballafaqojnë, veçanërisht për studiuesit.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje