
Fjodor Dostojevski është njëri prej shkrimtarëve që e ka eksploruar më së shumti gjendjen njerëzore në të gjithë thellësitë e saj. Ai njihet si një propagandues i madh i shpirtit njerëzor, si një mistik dhe si një zotëri i fjalës.
Dostojevski ishte një njeri fetar por jo një njeri i moralit kallp. Ai ishte i pari ekzistencialist i madh dhe romanet e tij akoma “nuk mund t’i lëshosh nga dora”.
Por vetëm një prej romaneve (në të vërtetë 3 apo 4) dallon përmbi shokët. Ai është “Idioti” që rrëfen historinë e Mishkinit teksa endet salloneve ruse në kërkim të vetes, miqësisë dhe familjes.
Mishkini është vërtet një “Idiot” por ai është gjithashtu një xhentëllmen, një njeri i edukuar dhe një njeri me nder që fyerjen (edhe të tjetrit) nuk e kapërdin lehtë.
Mishkini dashurohet me një grua nderi i së cilës është gjithmonë në dyshim, me Nastasia Filipovnën dhe ky është dhe paradoksi më i madh i romanit. Nastasia është një “grua e përdalë” që mban dy tre dashnorë përnjëherësh dhe nuk e ka për gjë t’i shfrytëzojë ata. Rogozhini, ndoshta i vetmi mik që ka Mishkini, dashurohet dhe ai pas saj, njëlloj si Ganja. Ndërkohë, Tocki është dashuria e saj e madhe dhe e parë.
Nastasia është një Irenë Adler por është dhe një Ana Karenina, ajo mbart disa kontradikta brenda vetes, është një grua me ëndrra të mëdha por që se ka për gjë të lërë një burrë në altar, është një grua që di të bëjë shaka por është një e çmendur.
“Kam kërkuar tërë jetën për Nastasia Filipovnën” – shkruhet në hyrje të Shakespeare and Company në Paris. Ky citat në hyrje të librarisë më të famshme në botë duhet të na bëjë të marrim guximin të lexojmë “Idiotin” e Dostojevskit. Libri vjen në shqip me përkthim nga Agron Tufa dhe botohet nga Pema.
PO AGRONI VETE ESHTE NJE IDIOT SI MISHKINI
Rivjen ne shqip, pasi përkthimi i pare i Idotit është bëre nga Jorgji Doksani.