Shfaqet "Det i thellë" në Teatrin Kombëtar

4 Dhjetor 2025, 12:36Kulturë TEMA
Shfaqet "Det i thellë" në Teatrin Kombëtar

Drama “Det i thellë blu”, nga Terence Rattigan, e vënë në skenë nga regjisorja Rovena Lule Kuka, u shfaq mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar.

Artdashësit kryeqytetas mirëpritën lojën e mrekullueshme të aktorëve në këtë vepër rrëqethëse mbi dashurinë e pakthyeshme dhe humbjen personale.

Në këtë dramë interpretojnë aktorët e njohur të skenës shqiptare si Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Florian Agalliu.

Me një ndjeshmëri të hollë psikologjike, drama sjell portretin e një gruaje të ndarë mes pasionit të njëanshëm dhe realitetit të hidhur të vetmisë.

Ester, gruaja e një gjyqtari të respektuar, braktis gjithçka për dashurinë e një piloti të ri. Por pasioni i saj kthehet në dëshpërim dhe e çon drejt një përplasjeje mes jetës, dashurisë dhe vetvetes.

Pas suksesit të arritur në 28, 29 dhe 30 nëntor kjo dramë do të shfaqet deri më 7 dhjetor.

“Det i thellë blu” është një nga veprat më të fuqishme të dramaturgut britanik Terence Rattigan, një histori emocionale që zhytet në thellësitë e shpirtit njerëzor. A.K./TemA

Lini një Përgjigje