QKK shpall filmat fitues

3 Dhjetor 2025, 16:48Kulturë TEMA
QKK shpall filmat fitues

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli dje projektet fituese në disa kategori.

Në kategorinë e “Ditë, Javë ose Festival Filmi” u shpallën fitues projektet:

“Festivali i 14-të i filmit shqiptar” nga Iceberg Communication,

“Retro International Film Festival” nga Begolli Production,

“International Students Film Festival in Tirana (ISFFT)” nga Element Studios,

“Udhëtim i ëndërrt” nga Genc Përmeti.

Në kategorinë “Botim ose Përkthim Libri Kinematografik” u shpall fitues “Shqipëria në artin filmik të Dhimitër Anagnostit”, nga Elsa Demo.

Në kategorinë “Pjesëmarrje në Konferenca, Seminare, Punëtori, ose Trajnim për Kineastë”, u shpall fitues “Crew rooms intensive – Punëtori krijuese për profesionet e reja në kinematografi”, nga Filter Film.

Në kategorinë “Filmi Artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë”, projekti fitues u shpall “Unaza”, nga Klajd Papadhimitri.

QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje