LIBRI I DITËS: "Skenar Brilant"- Autori na sjell një roman prekës për dashurinë, humbjen, marrëzitë pas ndarjeve dhe rifilllimin e jetës

2 Dhjetor 2025, 16:32Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Skenar Brilant"- Autori na sjell një roman

Endi, një komedian në të tridhjetat e vona, besonte se ai dhe Xheni do të ishin bashkë përgjithmonë. Për vite me radhë, kanë ndarë bashkë dashurinë, humorin dhe një jetë, në dukje, të lumtur. Por kur Xheni vendos të largohet. Endit i shembet bota dhe mbetet me boshllëkun e vetmisë, i detyruar tashmë të përballet me gjithçka që kishte shmangur: kujtimet, dështimet dhe veten.

Në përpjekje për të rindërtuar jetën, ai mëson se "skenari brilant" i dashurisë dhe i jetës nuk qëndron te përsosmëria, por te brishtësia njerëzore, te gabimet dhe te guximi për t'ia nisur sërish nga e para.

Me stilin e saj karakteristik, të mbushur me humor të hollë dhe ndjeshmëri të thellë, Dolly Alderton na sjell një roman prekës për dashurinë, humbjen, marrëzitë pas ndarjeve dhe rifilllimin e jetës.

I sinqertë, i ndier dhe argëtues, "Skenar brilant" është një roman për atë që ndodh pas frazës "dhe jetuan të lumtur përgjithmonë", si dhe për bukurinë që gjendet në fillimet e reja.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

ÇMIMI: 1.200 Lekë

Lini një Përgjigje