Durrësi ndez dritat, bëhet gati për festat

2 Dhjetor 2025, 08:34Kulturë TEMA
Durrësi ndez dritat, bëhet gati për festat

Në qytetin bregdetar të Durrësit janë ndezur dritat e festave të fundvitit, duke sjellë atmosferën magjike në këtë ditë të parë të dhjetorit.

Rrugët dhe sheshet kryesore janë zbukuruar me dekorime festive, ndërsa bredhi i madh i Krishtlindjeve është vendosur në qendër të qytetit, duke u kthyer në një pikë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje nga Durrësi i ndriçuar, ku shfaqet dekorimi festiv që ka veshur qytetin në prag të festave të fundvitit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dallojnë dritat shumëngjyrëshe, pema e Krishtlindjeve dhe atmosfera festive që ka përfshirë sheshin qendror të qytetit bregdetar.

Vezullimi i dritave dhe zbukurimet e shumta kanë sjellë magjinë e dhjetorit, e cila tashmë ndihet fuqishëm në Durrës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje