Në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës është shfaqur premiera e monodramës “Për Elisën”, interpretuar nga aktori Nikolin Ferketa.
Me tekst dhe regji të Aleksandër Prengës, kjo monodramë vendos në qendër familjen dhe, veçanërisht, rolin e gruas, i cili zbërthehet përmes brengës dhe thirrjes së një burri që i flet botës me patos dhe vetes me ndershmëri e sinqeritet.
“Në këtë pjesë shihet rëndësia e figurës së gruas, e nënës e cila është shumë e rëndësishme. Figura e gruas është më e rëndësishmja që familja të mbetët në këmbë”, u shpreh aktori Nikolin Ferketa.
Monodrama “Për Elisën” vjen në skenë si pjesë e festivalit teatror “Gjegju Fest”, i cili ka startuar këtë javë dhe organizohet nga Teatri “Migjeni”, Bashkia Shkodër dhe shoqata “Gruaja te Gruaja”. Në agjendën e festivalit, që vijon deri më 2 dhjetor, janë përfshirë tetë shfaqje të reja teatrale.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje