Në asnjë vend normal deklaratat antikombëtare në media nuk trajtohen si opinione të vlefshme

2 Dhjetor 2025, 14:08Kulturë TEMA
Në asnjë vend normal deklaratat antikombëtare në media nuk

Nga Ermal Peçi

E dëgjova disa herë me vëmendje emisionin dhe deklaratat e Olsi Jazexhiut në studion Arnautistan të gazetarit Mustafa Nano. Ajo që prita të ishte një debat i kujdesshëm, u shndërrua në një breshër të ftohtë fjalësh mbi flamurin, pavarësinë dhe sakrificën tonë.

Me një qetësi që të mpin, Jazexhiu deklaroi: “Ju arnautët keni 28 Nëntorin, unë si otomanist e kam ditë zie.” E kur Nano i kujtoi se kjo festë është edhe e tij, ai tha: “Jo.”
Shqiptar në gjak, por i otomanizuar në mendim, ai e sheh shtetin shqiptar si një gabim historik dhe idealizon një perandori që i ka pushtuar mendjen ashtu siç pushtoi dikur tokat tona.

Për të, Shqipëria e sotme është “provincë e Europës”, ndërsa Perandoria Osmane një horizont romantik që shtrihet nga Egjipti në Serbi. Por kjo nuk është thjesht nostalgji për osmanët. Është mohim i themeleve mbi të cilat u ngrit shteti shqiptar. Është tallje me ata që sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, me ata që e ngritën flamurin mbi gërmadhat e pushtimeve, me ata që zgjodhën lirinë përpara nënshtrimit.

Të relativizosh pushtimin osman nuk është debat historik, është përdhosje. Në të njëjtën logjikë, nesër mund të na dalin dashnorë të pushtimit italian, grek, serb… mund të na shesin Esat Pashë Toptanin si hero e jo si tradhtar, mjafton që dikush të ketë një “përjetim emocional”. Por historia është fakt, jo emocion, dhe faktet janë të pakundërshtueshme: ky komb ka paguar me gjak çdo centimetër të lirisë së tij.

Nga Skënderbeu tek Ismail Qemali. Nga Dedë Gjo’ Luli tek Isa Boletini, deri te Abdyl Frashëri, ideologu i Lidhjes së Prizrenit dhe një sërë figurash të tjera janë gurët që mbajnë shtëpinë shqiptare në këmbë.

Problemi nuk është ai vetë. Problemi është platforma që e ngre lart, sikur ai po fliste për recetën e byrekut apo për gatimet turke që i pëlqejnë aq shumë, dhe jo për ditën kur një popull vendosi të mos ishte pronë e askujt. Në asnjë vend serioz nuk tolerohet tallja me simbolet kombëtare, aq më pak me ditën kur u fitua liria.

Deklaratat e tij nuk meritojnë debat, por ato meritojnë distancim. Jo non grata për personin, por non grata për idenë e rrezikshme se nënshtrimi është më i mirë se liria, se pavarësia ishte një gabim, se 28 Nëntori është ditë zie se ne u distancuam nga osmanët.

Në asnjë vend normal, në asnjë demokraci funksionale, një deklaratë e tillë nuk trajtohet si opinion i vlefshëm. Në Shqipëri, 28 Nëntori nuk është datë për diskutim, është gur themeli i ekzistencës sonë.

Është dita kur ky popull tha “mjaft”. Dita kur shqiptarët vendosën të jenë shtet, jo pronë. Kush e fyen këtë ditë, fyen gjakun që na ndërtoi lirinë.

19 Komente

  1. A
    Alban

    Olsi bolja! A eshte handikapat ne mendime dhe arsyetim. Kushdo qe e ndjek ate eshte injorant. Me kete llogjike te dal ndonje te thote qe une po qaj qe na iku Perandoria Romake, ose Bizantine, ose te kaluam nga majmuni ne njeri.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      "sakrifica" e turkoshakeve Kemol Ismael qe ngriten bayrakun ne ballkon per Pavaresine,pa vrare asnje birazer Turk ne fushen e betejes....!?

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sass

      Shtet pa shtet se ky duhet ishte arrestuar ne studion e Mahmut Nanos. Si kete birbo ka sa te duash qe struken dhe mxjerrin koken kur ju a kerkon rusia apo me keq turqia. Keta legena duhet ti rrahin populli ne kafe,autobuz,duke mgren dhe ne fund plumbin sepse nuk rikuperohet

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maria

        U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi Lekdushi.

          Sigurisht nëse në një televizion serioz vetë emisioni të emërohet "Arnautistan", siç na quajtën pushtuesit shekullor, aty i ftuari otoman ndihet në "shtëpinë e tij". Liria e mendimit tënd, o televizon, mbaron aty ku nis mendimi i shumicës së popullit shqiptar, - pa krimbat e tij

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emilia

            U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lëvizja panshqiptare

              Ty të ligjëron Çani, Bejleri, Curri, Dule dhe lloj lloj prostitute vorjoqimarjote në mes të Tiranës, në çdo program publik dhe një Shqipëri e tërë bën sehir e sodomizuar. Ne votojmë buçe të shkërdhyera me lloj lloj qeni si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Palloshi, andaj Shqipëria është mall lufte në dorë të mafjes, sillogjeve, tribalëve, Sorrosit, Kushnerit, klerit e lloj lloj muti tjetër. Jemi më të lumtur të jemi prostitutat hajvane dhe puthadorë të pasurve se shqiptarë krenarë në vendin tonë që ndërtojmë, ruajmë dhe mbrojmë

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari

                Nuk eshte Olsi bolja, por Nano. Se pari, pse deshiron ta ftosh, per cfare vlerash? Se dyti, cfare parimesh mbron Nano, qe duhej te mos e lejonte nje armik te kombit te perdorte katedren e nje koteci qe duhet tv? Se treti, a i ka femijet e tij me gruan e pare Nano te radikalizuar ne Islam?

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Vërtet është injorant ai/ata që e ndjek/ndjekin. Po ai që e fton në emision, çfarë është? Dhe ka shumë hale të tilla, me demek moderatorë a muteratorë - si quhen - që ftojnë në emisionet e tyre me një kënaqësi perverse ata më injorantët, më trushkulurit, më trutharët e truthartit. E përse e bëjnë? E bëjnë, se ka shumë idiotë që jetojnë me gomarllëqet e injorantëve të ftuar nga injorantët nëpër emisione. E këta injorantë, që nuk jetojnë dot pa ushqyer trurin me gomarllëqe, janë idiotë të dobishëm, sepse ata përcaktojnë "domosdoshmërinë" e emisionit, "vlerat" e tij, sepse janë ndjekësit - mender audienca, ata që përcaktojnë nëse e ka të mundur apo jo vijimësinë emisioni. Ja këtu jemi katandisur, dhe për këtë duket se nuk ka doktor shpëtimtar përveçse doktor rrumpallë, që me qëndrimet e tij, me poshtërsitë e tij, me antishqiptarizmin e tij, i bën të duken lule këta injorantët e rrogoz-asqerit.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    Pse ju jepet hapesire ketyre armiqeve te kombit e SHQIPERIS ? Kush i paguan keta plera ?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sander

                      po edhe muc pederasti me ate emer qe ka per emisionin emer haleje edhe te ftuarit pa tjeter mutra do jene

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjorgu

                        Njè provokim i rèndè nga njè gjakprishur qè bashkè me njè tjetèr bythçirè Mustaffffa xhuxhi provokon ndjenjèn e thellè tè atdhedashurisè qè shqipètarèt e kanè nè zemèr....Pèllit, pèllit more Olsi bolia vendi yt èshtè atje nga erdhèn osmanllinjtè, por kur mungon shteti mijtè si ju bèjnè festa nè TV e fekaleve.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Olsi evgjiti, por edhe Nano bythqiri qe do te na hiqet si kozmopolit kur eshte nje katundar Skrapari te dyja palet ne ekstremin e tyre duan te perdoshin me cdo kusht kete popull dhe cfaredo qe kane arritur me forcat e tyre. Fatkeqsisht i kemi te shumte tipat si keta neper media, por edhe ne institucione.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            K O R C A

                            Me shume na revolton idjoti Muc Nano , se sa turkoshaku me callme ne mes te Tiranes ! Cfar ndryshimi ka ky gjarper turk nga gjarperi grek @"Dekari" , apo kurvica serbe , supermbesa e super sipunit serb Sali Berishes ? !

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jazexhi dhe mustafa

                              Shume e ke zgjatur zoti Peci: Qenia Jazexhiu, mbart vec nje tru teket te mykur dhe te semure, qe perben objekt te psikiatrrise dhe muzeut. Nano, duket, qe eshte, nje rapsod gazetar, qe trajton, nje rast, kaq banal.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nik

                                Fajtor është megallomani Nano që bën biseda publike në TV me njerës të shkalluar vetëm për klikime!!! Respekt për gazetarin Peçi!

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maro

                                  Faji eshte I Nanos. Ai shet emisionin. Te dy per fitim e bejne dhe Jazenxhiu ushqehet me kete pune. Ka fonde pa fund kga bota Islamike qe e mbajne me buke. Nga halli e ka I ziu. I perket komunitetit Rom nuk eshte turp. Ata jane njerez te nderuar...ndaj mbase e quan veten Otoman.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    MLAWJ

                                    Mbeshtes me force kete shkrim, BRAVO. Theksoj se "Muc katunari" ka qene ambasador i vendit tone......e them kete sepse vlerat fisnike te atdhedashurise duhet te orientohen te sponsorizohen nga ekzekutivi por mjerisht amullia ne kokat e pushtetit na ka ngaterron.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XHOI

                                      MEDIA JONE NE PERGJITHSI KA EMISIONE ANTIKOMBETARE KU NDEROHET PUSHTUESI TURK, GREK,SERB E KU NJEREZ SI KY PALO JAZEXHIU JANE TE LIRE DHE U JEPET MUNDESIA TE SHFAQIN MENDIMET E TYRE ANTISHQIPTARE. MUSTAFA NANOS I DUKET VETJA SI KRYEGAZETAR KUR TRAJTON TEMA KUNDER POPULLIT E SHTETIT SHQIPTAR DUKE FILLUAR QE NGA EMRI I EMISIONIT QE ESHTE NJE FYERJE E HAPUR NDAJ TYRE E DUKE VAZHDUAR ME TE FTUAR TE NDYRE, MASKARARENJ, IDIOTE, TE SEMURE MENDORE QE VEC SHAJNE E SHAJNE VLERAT TONA KOMBETARE. GREKU STE LE TE HYSH NE GREQI VETEM SE MBURR SHQIPTARET PALE TI SHASH GREKET KURSE NE U BEJME JEHONE KETYRE TE POSHTERVE ANTISHQIPTARE NE VEND QE TE MOS TI FTOJME, TE MOS JAPIM MENDIMET E TYRE NE MEDIA. TI VECOJME, TI KUNDERSHTOJME E TU TREGOJME VENDIN. ESHTE TURP PER MEDIAN E NE RASTIN TONE PER NANON QE BEN EMISIONE TE TILLA E REKLAMON NJE ANTISHQIPTAR TE TERBUAR E NE KETE RAST BARAZOHET ME çANIN , NJE TJETER ANTISHQIPTAR TE DEKLARUAR.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje