PIKTURA E DITËS: "Te kisha Katolike, Vlorë"- Një peizazh që flet vetë nga artisti Agim Sulaj

2 Dhjetor 2025, 12:27Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Te kisha Katolike, Vlorë"- Një

Një fëmijë i lumtur që vërdalliset "Te kisha Katolike në Vlorë”. Kjo vepër nga Agim Sulaj paraqet një peizazh urban të qetë në vitin 1984, qytetin e Vlorës dhe me fokus tek një kishë katolike.

Përmes detajeve të dritës që përplaset mbi murin e kishës, Sulaj sjell një ndjesi të qetë, duke theksuar lidhjen e komunitetit me vendin e tij të shenjtë dhe përjetimin personal të besimit. Piktura nuk është thjesht një pamje e jashtme, por një atmosferë e ndjerë, që fton shikuesin të ndjejë paqen dhe ngrohtësinë e një momenti të thjeshtë të jetës urbane në Vlorë.

Agim Sulaj ashtu si Bronzino është kultivuar si detajist, në të njëjtat pasione si detajisti i rilindjes italiane, por me një realizëm bashkohor sa dhe i thellë në artin e vet. Ai nuk i ndahet detajit, dhe kjo rrugë ka marrë përparësi për të shpallur një qartësi të plotë të portreteve ku ai do të detajojë. Ai merret me idetë dhe dukuritë shoqërore.

Trajton tema nga më të ndryshmet, nga e thjeshta tek esencialja, nga personalitetet më të shquara futet në botën fëmijërore, në aspektin psikologjik futet në ndrydhje, psikozat shoqërore dhe individuale, tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet, nuk lë pas edhe natyralizimin si dhe mesazhin që duhet të përçojë ky mesazh.

Formimi i tij në dy fronte, si në pikturë dhe ne karikaturë është një arsenal që ai nuk e lë por e përdor mirë, shkruan mapo.

4 Komente

  1. E
    Enzo

    Ne ate ishte "Teatri I kukullave".

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga Vlora

      E drejte, Kishe katolike deri ne vitet 60, teatri kukullave deri 90 dhe pastaj kishe katolike :)

      Përgjigjjuni
    2. X
      XHAMIJA MURADIJE

      VLORA ME KISH KATOLIKE ,,QE SKA ASNJE KATOLIK ,,,

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhamahiria

        Ku ka kishe orthodhokse, pse jo edhe kishe katolike.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje