Shkodër - Periodikët dhe publicistika, thesare për bibliotekat publike e private

23 Gusht 2025, 12:59Kulturë TEMA
Shkodër - Periodikët dhe publicistika, thesare për bibliotekat

Shkodra ruan një trashëgimi të pasur në fushën e bibliotekave, të cilat mbeten burim i vyer për studiues, studentë dhe dashamirës të dijes. Në to gjenden jo vetëm botime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, por edhe një koleksion i gjerë periodikësh, që përbëjnë pasuri të çmuar për historinë dhe kulturën.

“Shkodra ka biblioteka shumë të pasura me periodikë, ku mund të përmendim atë të qytetit Marin Barleti, të cilët kanë tashmë katalogët e tyre. Periodikët që ndodhen në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës. Një bibliotekë tejet e pasur më periodikë është dhe ajo franceskane”, tha historiani Gjovalin Çuni.

Por kjo pasuri nuk kufizohet vetëm tek institucionet publike. Edhe shumë biblioteka private të qytetarëve shkodranë përmbajnë një fond të pasur publicistik, duke dëshmuar traditën e leximit dhe kulturës së gjerë qytetare.

“Shkodra është vendi dhe djepi i publicistikës shqiptare. Jo vetëm publicistike, por janë edhe xhevahire të tjera, janë librat e vjetër të cilët ruhen jo vetëm në bibliotekën e qytetit, jo vetëm në universitete, por edhe në shtëpi të shkodranëve‘, tha ai.

Ky mozaik bibliotekash, publike e private, e bën Shkodrën një nga qytetet me trashëgiminë më të vyer në fushën e librit dhe kulturës shkencore në vend.

- RTSH-

Lini një Përgjigje