Shoqata e Botuesve Shqiptarë shpalli sot emrat e jurisë e cila do të vlerësojë librat në panairin e ardhshëm.
Juria e çmimeve, për këtë edicion të Panairit të Librit, përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e letrave: Beti Njuma-gazetare, përkthyese; Elsa Skënderi Rakipllari-studiuese, pedagoge e Letërsisë dhe kryetare e jurisë; Maniela Sota-përkthyese; Teuta Dhima-bibliotekare, publicist; Zija Vukaj-përkthyes, studiues i letërsisë.
Shoqata e Botuesve Shqiptarë tha se juria ndërkaq ka nisur nga puna, shkruan atsh.
Panairi i 28-të i Librit këtë vit do të zhvillohet në datat 13-17 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2025 është një prej ngjarjeve letrare të shumëpritura të këtij panairi.
Shoqata i kujtoi botuesit të dërgojnë librat që mendojnë se meritojnë të hyjnë në këtë garë.
Lini një Përgjigje