Shkrimtari i mirënjohur Rudolf Marku në një lidhje live për “Artkand”, me Jetona Koçibellin, në një episod kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik, solli në vëmendje vlerësimin e kombit shqiptar ndaj tij.
Sipas Markut ne nuk e vlerësojmë aq sa duhet kolosin e letrave shqipe, kjo sepse sipas tij populli shqiptar ka probleme inferioriteti, ndërsa tregoi dy armiqtë më të mëdhenj të një shkrimtari shqiptar.
“Sot bëhen 6 ditë nga kalimi në botën e përtejmë të shkrimtarit Ismail Kadare. Nuk do them se çfarë impakti ka pasur tek unë, sesa impakti që ka patur te shqiptarët. Këto 6 ditë janë të mjaftueshme që e të reflektojmë për figurën e shkrimtarit të madh.
Duket se më e rëndësishme për një komb se të ketë ndjerë të mëdhenj është se çfarë bëjnë njerëzit e kombit të vet me figurat e mëdha. Në shqiptarët nuk jemi të vëmendshëm për figurat tona të mëdha.
Është figurë e madhe e kombit shqiptar, bëri një botë që emri i Shqipërisë kishte rënë në një letargji, në një harresë. Ishim sinonim i kronikave të zeza. Beri ringjalljen e dinjitetit për kombin shqiptar, që bota të kthejë vëmendjen drejt shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Një shkrimtar që nuk e mori çmimin Nobel, por ka ndejtur kandidat për shumë vite me radhë. Nuk jemi të përgatitur për t’i dhënë nderimin e duhur Ismail Kadaresë. Ne kemi komplekse inferioriteti. Ne jemi të parët që e lavdërojmë ose e shajmë Kadarenë. Dy armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarit janë ata që shajnë, ose ata që e lavdërojnë pa e lexuar, që edhe këta janë kategori e rrezikshme”, tha shkrimtari.
Këtë të mërkurë gjeniu u letrave Ismail Kadare u përcoll për në banesën e fundit, me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, mes kolanave të librave të tij, mes vargjeve të poezive të tij, e patjetër njerëzve të shumtë, që erdhën ankënd Shqipërisë e Kosovës për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Ismail Kadare u nda nga jeta të hënën, në moshën 88-vjeçare. Në nder të gjeniut, qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare, 2 dhe 3 korrikun. Vepra e tij do t’ju flasë brezave përjetësisht. Për kolosin e letërsisë shqipe, kolegët, miqtë, familjarët e njerëzit që e deshën nëpërmjet veprës e kujtojnë kështu.
Per cfare ta vleresoje? Se beri shkrime qe lavderojne Enver Hoxhen? apo se iahte leva e diktatodit per te vene ne gjume popullin duke e siguruar se Enveri eshte burre qe i vjen Shqiperise 1 here ne 500 vjet? Apo se isbte zv.kryetar i Frontit Demokratik? Apo se pas '90 peshtyu te gjitha ato qe kishte lepire gjate diktatures? Si Kadare kishte plot shkrimtare e poete: kujto Petro Markon, Jakov Xoxa, e plot te tjere. Por Enveri zgjodhi nje qe i bente punen, qe talentin e tij ashtu si gjithe te tjeret, por e perdori per te mbrojtur diktaturen dhe per ti zgjatur jeten asaj. Pra e perdori per ti hedhur ' opium popullit fukara ndersa ai perfitoi shtepi, perkthyes, post, dhe garanci nga diktatura. Edhe perpjekja e tij e deshtuar por e porositur nga Ramiz Alia per tu ' arratisur' ne menyre qe te quhej dissident ishte nje turp per kete person qe ju nderoni. Shpresoj qe e verteta e hidhur te na beje te kuptojme qe te mendohemi perpara se te nderojme njerezit. Per mendimin tim Kadare u nderua nga ish sherbetoret e diktatures dhe u lane ne hije plot shkrimtare dhe artiste qe kane kontribuar si dje ashtu dhe sot ndershmerisht per shoqerine shqiptare dhe atdheun. Eshte kuptimplote se perse nuk i u dha cmimi nobel ketij hipokriti. Shkaku eshte e kaluara e tij dhe mungesa e nje mesazhi per njerzit dhe popullin shqiptar. Te gjithe nobelistet me veprat e tyre kane dhene mesazhe optimiste dhe te bukura per njerezimin. E cfare mesazhi i dha Kadare popullit shqiptar? Asgje . Vetem po ta shohesh me vemendje nxjerr nj anti mesazh dridheni sa te mundni qe te perfitoni ndonje gje per vete..... ashtu si bera une.... Prandaj per shkak te presonit te vazhdueshem te politikes dhe politikaneve nder vite, populli shqiptar nuk e kupton kush eshte hero e kush tradhtar, kush eshte engjell e kush djall. Pikerisht per kete problem edhe Fishta ne 1940 nuk e mori dot cmimin Nobel, per shkak te rracizmit te tij te shkruar ne veprat e tij. Se fundmi mund te them se edhe At Zef Pllumi u shpreh : Cudi se si nje popull kaq i vogel ka nxjerre ka shume rrugaca... Idea eshte qe individi le te nderohet e respektohet jo se do politika por per vleren dhe mesazhin e vepres qe ka lene pas.