Shqipëria performon sot në Eurovision, Rama i uron suksese Shkodrës Elektronike

13 Maj 2025, 08:56Kulturë TEMA
Shqipëria performon sot në Eurovision, Rama i uron suksese

Shqipëria do të dalë sot në skenën e Eurovision e përfaqësuar me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ku u uruon suksese dy këngëtarëve Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të cilët do të këndojnë shqip në Bazel të Zvicrës.

“Mirëmëngjes dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në Facebook.

Edicioni i 69-të i garës së madhe muzikore europiane do të zhvillohet për tri ditë radhazi në Bazel të Zvicrës, duke nisur nga 13 maji, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 17 maj.

/euronews/

Lini një Përgjigje