“Dhimbja mbjell diturinë”

12 Maj 2025, 18:25Kulturë TEMA
“Dhimbja mbjell diturinë”

nga Kastriot Kotoni

Familja Plaku nga fshati Hoçisht i rrethit të Devollit, këto ditë humbi një nga pjestarët e saj, të ndjerën Theodhora Plaku motrën e vëllezërve Jorgo, Mikail, Panajot, Koço. Theodhora Plaku e bija e Josifit dhe e Kostandinës u rrit në një ambient patriotik në fshatin e saj të lindjes Hoçisht.. Mbiemri Plaku vinte sipas gojëdhënave në fshat se dikush nga ky fis përpara 350 vjetësh ishte njeriu që i dëgjohej fjala dhe pa u pyetur ky njeri i motçëm dhe i mençur, nuk vendoste njeri, apo nuk merrte vendime fshati. Shkurt pleqësia e fshatit ishte e kryesuar nga ky plak dhe nuk ka qenë e lehtë për këtë familje të ruante namin dhe emrin e mirë të të parëve të saj. Pushtimi fashist familjen “Plaku” e mbrujtur me atdhedashurinë për atdheun e gjen në rradhët e para të kundërshtimit të pushtimit fashist të Shqipërisë.

Nga nëna e saj kishte dëgjuar për veprimtarinë atdhetare të dajës së saj Jovan Qiraxhi i cili si përfaqësues i shoqatës atdhetare patriotike “Vatra” pruri flamurët kuq e zi nga Amerika në vitet 1913-1914. Për veprimtarinë e dendur patriotike andartët grek ia coptojnë trupin dhe ia djegin shtëpinë, si shembull frike për të gjith ata që luftonin për çështjen shqiptare. Siç flasin faktet kjo familje burgoset qysh në ditët e para të pushtimit fashist në burgun e Korçës. Kështu nis jeta edhe e të burgosurës më të vogël antifahiste Theodhora Plaku. Fashistët italianë nuk mjafothen me kaq, por i djegin shtëpinë dhe i lënë në qiell të hapur fëmijët dhe prindërit e partizanit të parë në Shqipëri Jorgo Plakut. Nis një kalvar i stërmundimshëm vuajtjesh dhe endjesh e përndjekjesh nga pushtuesit për të gjithë pjestarët e kësaj familjeje e cila u hodh në krah të luftës për çlirimin kombëtar kundër pushtuesit nazifashist. Përbindëshat e luftës mes llojit me 100 mënyra i thurin një vrasje makabre Jorgo Plakut pak ditë përpara çlirimit të vendit.

Ky njeri ish student i shkollës teknike Amerikane, nuk i duhej klikës së Enver Hoxhës, së pari se e njihte mirë atë për jetën në qytetin e Korçës, së dyti se kishte bërë emër dhe së treti meqë ishte edhe përkthyes i misionit anglez pranë forcave partizane. Fëmijët e familjes së Josifit dhe Kostandinë Plakut, kishin etje për dituri dhe dhuntipër të kryer shkolla. Ata arsimohen dhe i vunë dijet e tyre në shërbim të atdheut me plot dëshirë, për t’i shërbyer atdheut, kudo që kishte nevojë. Një tjetër tragjedi do t’i ndodhte kësaj familjeje me djalin e dytë Mikailin ose (Kalon) i cili ishte drejtor në fermën e Sukthit.

Një shishe dhallë të cilën e piu me një shok dhe e helmojnë duke lënë një hije mënxyre që nuk do t’i ndahej kësaj familjeje. Pse sillej me kaq egërsi dhe i pamëshirshëm diktatura komuniste me këta njërëz që i kishin dhënë gjithçka atdheut? Si u ndjenë prindërit dhe vëllezërit ndaj këtij misteri të ikjes së vëllait të dytë? A ka të ndalur diktatura? Panajot Plaku vëllai i tretë dukej se i kishte rënë në erë të ndonjë informacioni për ndëshkim nga partia edhe pse ishte me postin e “Ministrit pa portofol” ai arratiset për në ish Jugosllavi. Tragjedi me ndëshkime ndaj familjes dhe fisit Plaku. Tashmë syri vigjilent i partisë “Sigurimi i Shtetit” e ka në shënjestër këtë familje dhe mes shumë kombinacioneve këmbnguli për rrëmbimin e tij nga ish Jugosllavia.

Jeta e të tjerëve ishte as më shumë as më pak një ferr me internime dhe sa herë ashpërsohej lufta e klasave vëllait tjetër Koço Plaku dhe motrës Theodhora ia kujtonin veprën e vëllait të arratisur. Me ndjenjën e dashurisë për arsimim Koço Plaku ishte diplomuar në degën e gjelogjisë në Universitetin e Moskës dhe së andejmi u caktua inxhinier në qytetin e Fierit. Theodhora mbaron me nota të shkëlqyera për inxhinieri tekstile dhe me aftësitë e tyre profesionale, vëlla e motër mbronin veten nga provokimet e ndyra të regjimit diktatorial dhe organeve të Sigurimit të Shtetit. Jeta ishte treguar e padrejtë me këta njerëz të cilët kishin përçuar me vyrtytet e tyre ndjenjën humane për të mirën e popullit shqiptar dhe kërkonin gjithmonë e më shumë që t’i rrisnin mirëqenien atij. Koço Plaku ndonëse ishte në emërtesë një gjeolog i thjeshtë, por në të vërtetë një shkencëtar i nivelit botëror të cilit ia dinin aftësitë të gjithë, por politika e kohës nuk i jepte besim.

Dihet zbulimi i tij për pusin e naftës në Gorishtit i cili i dha shtetit shqiptar miliona tonelata naftë, por mbi të gjitha ai theu mendimin se, Shqipëria kishte naftë vetëm në zonat ranore, tashmë ai kërkonte naftë në zonat gëlqerore si në pusin e Gorishtit. Hokatari gjeolog që i kishte dijet dhe humorin një pjesë të vetëdijes së tij megjithëse dekorohet me çmimin e Republikës dënohet me pushkatim nga partia e diktaturës së proletariatit. Humbje të pasurisë së popullit dhe agjitacion e propogandë. Po sa jetë dhe para i dha shtetit kjo familje? E mjera motër lotët e saj për pushkatimin e të vëllait nuk i përcillte më në shtëpinë e saj, duhej t’i fshiheshe gjithkujt, sepse kishte damkën e motrës së armikut të popullit dhe kush ajo që ish burgosur nga fashistët italianë në moshën 10 vjeçare? Mban njeriu i shkretë dhe përballon, jeta është një sfidë edhe për Theodhorën, plagët e jetës njera pas tjetrës këtë burrnesh intelektuale nuk e mposhtin. Shumë njerëz i ka nën dhe e të tjerë mbi dhe në internime e burgje, nuk thonë kot “hallet e fisnikërojnë njeriun”.

Ajo u bë e fort dhe nuk e jepte veten kudo që ishin rrethanat të tilla provokative dhe kur flitej me qitje të largët për vëllezërit Plaku. Ndër të këqijat që e godisnin një pas një, ajo jo vetëm që shihte vazhdimësi ngjarjesh dhe situatash por shihte edhe një pasqyrim të të këqijave që shqetësonin gjithë shoqërinë shqiptare edhe krijoj bindjen se ky regjim po binte në greminë dhe ushqente në vetvete shpresë se gjërat do të ndyshonin dhe regjimi nuk e kishte të gjatë jetën. Ajo ishte profesioniste e palodhur dhe ia kishin nevojën do të thotë dikush? Jo vetëm kaq, por ajo ishte njeri i popullit dhe ia qante hallin tekstilisteve që torturoheshin me ato makineri të amortizuara ( të vjetëruara).

Njeriu më i respktuar i Kombinatit tekstil Theodhora Plaku gjendej gjithmonë aty ku vështirësive të punës nuk u dilte kush për zot. Kur dilte në rrugë asaj nuk i mbaronin përshëndetjet dhe fjalët e mirnjohjes së punëtorëve të tekstileve. E ndjera zonja Thedhora megjithëse e martuar në derën e familjes Katragjini dashurinë dhe krenarinë për mbiemrin Plaku nuk e ndërroi kurrë. Njihej nga të gjithë si motra e Koços dhe Jorgo e Panajot, Mikail “Plaku”. Mosha ishte bashkëudhëtare e shumë ngjarjeve të saj dhe historisë së shqiptarëve në tre kohë. Iku nga kjo botë e mbushur edhe me gëzimin e lindjes së dy fëmijëve Gencit dhe Rabianës të cilët edhe në mërgim shkëlqejnë në profesionet e tyre, por që ia pasuruan shpirtin Theodhorës sa qe në këtë botë me lindjen nipit dhe mbesës.

Hoçishti fshati më i emancipuar në Ballkan, kur në vitet 1923 kishte makina personale dhe bëhej xhiro dhe ballo vallëzimi në sallën e kinemasë, ishte dhe mbetej ëndrra e saj për ta vizituar edhe njëherë deri ditën që dha shpirt. Theodhora ishte siç thuhet për Danten të cilin e kishte lexuar në rininë e saj dhe e mbante nën jastëk. Ajo si –“Ai i mësoi mëshirën të pamëshirmshimit, i tregoi të mirën të mbrapshtit, i dha forcë të dobëtit, i kallëzoi të drejtën të padrejtit, i mësoi vyrtytin njeriut me vese. Ai i ngushëlloi të përulurit, ndëshkoi të fuqishmit”. U preht në paqe, kjo bijë e Hoçishtit kjo burrneshë e vetive më të mira të grave shqiptare, kjo veprimtare e palodhur e drejtësisë shoqërore.

2 Komente

  1. S
    Scutari

    Hocishti.ka patur edhe librari ne.kohen e Zogut.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bb...

      Z. Kotoni, Edhe unë ndiej dhimbje per fatin e kesaj familjeje. Por ndërkohë, ne mend me vjen një pyetje si filozofike: Çfarë i shtyu ata djem aq te ditur, me sq tradita, te perqafonin nje ideologji hipokrite e cila beri te mundur vendosjen e nje regjimi qe burgosi fshataresine ne kampe perqendrimi me emrin kooperativa bujqesore, qe vrau me uri popullin shqiptar permes tufezimit dhe plot te tjera.... Z.Baze, ma publikoni komentin..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje