Më 14 gusht 1464 u nda nga jeta Papa Piu i Dytë, papë i 210-të i Kishës Katolike. Papa Piu II u nda nga jeta në kulmin e përgatitjeve të kryqëzatës së vendeve evropiane kundër pushtuesve osmanë. Në nëntor të vitit 1463 ai shpalli fillimin e kryqëzatës dhe ushtritë kryqtare po grumbulloheshin në skelat e Italisë, për t'u nisur kundër turqve. Po atë vit, midis Gjergj Kastrioti - Skënderbeut dhe Venedikut u përfundua Traktati i Miqësisë dhe aleanca në luftë kundër pushtuesve turq. Ndërkohë që Venediku me Hungarinë përfunduan një lidhje ushtarake, në anën tjetër, në Shqipëri,
Skënderbeu u pajtua me Dukagjinët dhe u bënë aleatë të ngushtë. Të gjitha këto ngjarje, si dhe nxitjet e presionet e ushtruara nga Papa dhe nga Venediku, e detyruan Gjergj Kastriotin të prishë Marrëveshjen e Paqes me Mehmetin e Dytë në prill të vitit 1463 dhe të solidarizohet me kryqëzatën, duke kryer një varg aksionesh ushtarake në zotërimet turke. Me vdekjen e Papa Piut të Dytë, u fashit edhe shpresa e
Skënderbeut për ta lidhur rezistencën shqiptare me luftën e popujve evropianë, që pruri edhe dështimin e kryqëzatës. Me dështimin e saj, shqiptarët mbetën përsëri të vetëm përballë furisë turke, barrikadë e vetme, në mbrojtje të civilizimit evropian.
Robt ku ti keni ju, papa-zët e soj e sorrollopi juaj. Pse re kujt i plasi? Në vend që t'mereni me komunistat e këlyshët e tyre qe kane 34 vjet tu e shit e masakru ket vend e që vihet minister mbrojtje nje ushtar grek qe ka knu kong "do pijm gjak shqiptari..." Para 2 ditësh kishin ardh gjeneralë grek e takojn jonullatus bythqimin kurse juve ju bo përshtypje ni???? para 600 vjetësh. Thumane-kashar 21 km 350 milion euro kurse Prizren-Tetovë 23 km kushton vetëm 35 milion euro. Jeni të gjithë të shitur tek greku e serbi...boni qejf ju, kur kemi ni popull idiot që hala i shkon Sali kufomër, Like psikopatit e Ram ujkut piktor mrapa...ma zi msofshin
Po hoxhe MURATI rron ,,,gezuar RAMAZANIN ,,,
Ashtu sikurse Papa Pirdhu i kishte shpesat te skender beu ,po keshtu edhe amerika e Bidenit i ka shpresat te Edwin RRocka, historia perseritet hihihihihi