Sot feston ditëlindjen Zhuliana Jorganxhi

14 Gusht 2025, 22:51Kulturë TEMA
Sot feston ditëlindjen Zhuliana Jorganxhi

Sot feston ditëlindjen Zhuliana Jorganxhi, Mbretëresha e vargjeve të këngës shqiptare. Ora News i uron: Gezuar ditëlindjen! 

Ajo lindi më 14 gusht 1946 dhe është autorja e rreth 3 mijë teksteve të këngëve të muzikës së lehtë.

Eshte autorja edhe e vargjeve të papërsëritshme të këngës së kënduar nga Ardit Gjebrea: "Jeto dhe jetën time!"

Jeto edhe Jeten time!
Dhe jetën time po e deshe,
eja dhe merre,
veç jeto!

Ata, që s’duan dashurinë,
nuk dinë se ç’është mirësia,
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira,
se janë mësuar të zvarriten,
të të helmojnë, pastaj të vdesin,
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afsh’ i puthjes, ledhatimit
dhe pena ime nis e shkruan
kaq e lodhur nga mundimi,
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lum’ i zemërimit:
“Të dua, të dua, të dua!”
O, fjal’ hyjnore e kësaj bote!
U pëshpërite nga buz’ e dashuruar,
që frymë ty të dha.
Shumë të kërkova, gjersa të gjeta
dhe nëse vdes, mos u trishto,
por ti jeto!

Nëpër rrugt’ e dashurisë,
enden këngët dhe legjendat.

Nëpër vargjet e poetit,
zemrën ka ajo
dhe në vija pentagramesh
derdhet shpirti i një artisti,
por diçka pa thënë ka mbetur,
lerë të tjerët ta tregojnë!

Jeto dhe jeten time po e deshe
eja dhe merre, veç jeto...

Lini një Përgjigje