Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë në botë

28 Janar 2026, 12:25Kulturë TEMA
Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot ceremoni përkujtuese me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Gjatë fjalës së saj për kolosin e letërsisë shqiptare, ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali e përshkroi shkrimtarin si luftëtarin e paepur të Shqipërisë europiane.

“U bë pasaporta e Shqipërisë kur Shqipëria ishte në kafazin e izolimit të regjimit komunist”, tha Spiropali duke shtuar se bëri gjithçka për vendin e tij dhe nuk mori asgjë.

“Sot në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë kujtojmë veprën e tij monumentale dhe kontributin e tij të madh për forcimin e vetëdijes kombëtare. Kadare e ngriti shqipen dhe Shqipërinë në lartësi të admirueshme. Mbushemi me krenari kur konstatojmë se Kadareja ynë u njohur ndërkombëtarisht, më së pari ushqeu shpirtërisht popullin e tij. Shqipëria dhe shqiptaria tek ai gjeti formën më të artë të vetvetes. Kadareja u shndërrua në pasaportën e Shqipërisë kur Shqipëria ishte e izoluar dhe qëndroi në atë piedestal kur ishim të përbuzur, të harruar dhe të keqkuptuar. Ai luftoi për ne kur edhe kur ne luftonim kundër tij. Nderojmë luftëtarin e paepur të Shqipërisë europiane, atë që i dëshmoi botës se në këto troje jeton një popull europian, që sa herë ka qenë i lirë ka zgjedhur Europën. Përkujtojmë emrin e kolosit kulturor, humanistit patriotik që për Shqipërinë dha gjithçka dhe nuk mori asgjë.

I përkthyer në shumë gjuhë Kadare kapërceu izolimin halucinant, foli e shkruajti në emër të vendit të tij të mbyllur, por jo të dorëzuar, duke arritur të behët ambasadori shpirtëror i Shqipërisë në botë. Ndërsa vëzhgohej rreptësisht nga aparati i shtetit komunist, në tehun mes adhurimit dhe survejimit, ja doli të kalonte çdo rrezik falë vullnetit të pashtershëm dhe forcës kolosale të gjeniut artist dhe vizionar”, u shpreh ministrja Spiropali.

6 Komente

  1. R
    Romeo

    O bo bo u be dhe ministre kulture kjo tani,por cpune ka kjo locke (vetem per tu dukur sikur po punon) me aktivitetet qe i takojne Ministrise Kultures, me siguri ndonje dite do dale ne vend te atij palloshit qe e vendosi aty dhe qe nuk e sheh se ajo me teper po e turperon duke dale vend pa vend

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      Romeo, ti nuk vlen as sa një qime floku e Elisa Spiropalit

      Përgjigjjuni
    2. d
      dhe laraskat fluturojne poshte

      Ndje o Zot, kujtimin e ELises, asaj studentes ekselente, me personalitet te spikatur dikur, dhe tani nje rrenim dhe me keq se nje kadaver e ELises se dikurshme, e shperbere nga makuteria e pushtetit, aq sa arrin ti thote dhe sulltanit turk, qe me ju na lidh miqesi historike.Kur kjo ´´miqesi historike´´, nuk eshte tjeter vecse nje pushtim mynxyroses, qe bastardues njerzor, qe po vazhdon dhe sot e kesaj dite, nga lloji i ramiut,elises, saliut etj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Hahaha Elisa, personazhi me qesharak i qeverise

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ismaili

          Nuk mori asgje !!!!!!????

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkrimtari

            Kjo sdi cflet, si nuk mori asgje moj Mamica. Asgjeja e vetme qe ka marre eshte ky hartimin e kesaj medioker qe do e kishte bere per te vjelle po ta kishte lexuar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje