Në kuadër të projektit "Fjalor i madh i gjuhës shqipe", që do të përmbajë rreth 110 mijë fjalë e togfjalësha të qëndrueshëm e mbi 11 mijë njësi frazeologjike, drejtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me bashkëpunimin e disa institucioneve, duke përfshirë Institutin Albanologjik të Prishtinës, ditën e djeshme, më 18.7.2024, u mbajt takimi i radhës për hartimin e veprës.
Grupi i punës nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) përbëhej nga akad. Valter Memisha (sekretar shkencor i "Fjalorit" dhe hartues), prof. asoc. dr. Anila Kananaj (bashkëhartuese dhe koordinatore), msc. Engjëllushe Karaj (bashkëhartuese).
Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës morën pjesë studiuesit: prof. dr. Shefkije Islamaj (anëtare e redaksisë së "Fjalorit"), prof. asoc. dr. Abdurrahim Maxhuni (shef i degës së gjuhësisë), prof. asoc. dr. Naim Berisha dhe prof. asoc. dr. Sejdi M. Gashi.
Takimi kishte karakter konsultativ në drejtim të përfundimit të punës hartuese në "Fjalor".
Grupi diskutoi gjerësisht dhe me përgjegjësi për punën në fazën e tanishme, kur po mbyllet procesi hartues dhe redaktimi brenda grupit, dhe kur po merr përparësi sistematizimi i lëndës së hartuar dhe unifikimi i paraqitjes leksikografike.
U konkludua se vepra, pavarësisht nivelit të arritur, nuk do të quhet e mbyllur, por secili hartues duhet të pasurojë shkronjën / shkronjat e veta me fjalë, kuptime e thënie ilustruese në vazhdimësi. A.K./TemA
Lu Lumte , suksese punen tuaj Fisnike . Eshte ne dner te gjithe Shqiptrise t'ju referohen me shume se deri me sot ,Akademikeve Shqiptare Kosovare ,sepse aty eshte ruajt e paster Ndjeja Kombeetare si e asnji veend tjeter . Rrofshi Fisnike Kosovare
Po qfare fjalori i "madh"? A nuk ishte i madh Fjalori i gjuhes se sotme shqipe. Apo do ti "legjitimojne" si fjale shqipe te gjitha "pruarjet" nga te kater anet ne disa dhjetevjetesha te fundit. Hartuesit doemos do te behen "legjenda" dhe do te gezojne privilegje deri ne pension e pertej. Kesaj pune i thojne luaje fjalorin (deren) ne mos paq pune tjeter.