Taylor Swift bën gati albumin e ri “The life of a showgirl”, publikohet më 3 tetor

15 Gusht 2025, 08:54Kulturë TEMA
Taylor Swift bën gati albumin e ri “The life of a showgirl”,

Fansat e artistes Taylor Swift nuk do të presin shumë gjatë për albumin e saj të ri, pasi vetë artistja ka zbuluar se albumi i saj i shumëpritur është më afër se kurrë. Pikërisht në datën 3 tetor, fansat do të kenë në dorë albumin e 12-të të yllit botëror, “The Life of a Shoëgirl”.

Lajmin e bëri vetë Taylor gjatë një paraqitjeje të rrallë në podcastin “New Heights”, të drejtuar nga i dashuri i saj, ylli i futbollit amerikan Travis Kelce, dhe vëllai i tij Jason.

Swift ndau jo vetëm detaje për projektin e ri muzikor, por edhe momente personale nga marrëdhënia e saj me Kelce, si dhe përvoja gjatë turneut rekordthyes “Eras”. Ajo tregoi se albumin e ka shkruar gjatë koncerteve në Evropë, duke udhëtuar shpesh në Suedi për regjistrimet, pavarësisht lodhjes nga turneu.

“Isha praktikisht e rraskapitur, por shumë e stimuluar mendërisht dhe emocionuar që po krijoja”, tha artistja.

Kopertina e albumit paraqet këngëtaren të veshur me një fustan të zbukuruar me diamante në ngjyrë jeshile turkeze, e zhytur në ujë me vetëm fytyrën dhe kyçin e dorës mbi sipërfaqe. Projekti përmban 12 këngë.

Kelce e përshkroi albumin si “optimist” dhe ritmik, duke e cilësuar si një ndryshim të plotë nga projekti i saj i fundit “The Tortured Poets Department”. Swift shtoi se “The Life of a Shoëgirl” është një rrëfim i gjithçkaje që ndodhi pas perdes gjatë turneut dhe se portokallia, një nga ngjyrat dominuese, u zgjodh për energjinë që i transmeton.

Episodi tërhoqi më shumë se 1.3 milionë shikues live, ndërsa faqja e internetit e Swift u bllokua përkohësisht nga interesi i gjerë i fansave të yllit botëror për albumin. - RTSH -

Lini një Përgjigje