Të gjithë duam drejtësi, por.../ Kur Teodor Keko paralajmëronte se korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

11 Gusht 2025, 09:55Kulturë TEMA
Të gjithë duam drejtësi, por.../ Kur Teodor Keko

Nga Teodor Keko

Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit. Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një kuzhinë në katin e nëntë të një pallati.
Ligji i aprovuar ato kohë ia ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt.
Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën.
Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri.
E nisa nga analiza e vetvetes, për t’iu treguar se edhe unë habitem sesi shumë ish-kolegë të mi, dikur shumë më rrjepacakë ekonomikisht, nga unë, dhe ndryshe nga unë, pa asnjë të ardhur shtesë nga honoraret etj., sot banojnë në vila, apo apartamente superluksoze.
Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peizazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë: Mund të më thoni se ku i gjetët lekët?
Është vërtet kriminale të detyrosh një popull të shkojë të votojë për ca hajdutër pa asnjë princip!

3 Komente

  1. S
    Sisi

    Drejt e ke patur o Dori( ndjese paste), po ja qe shumica e sojit tuaj (deputete , ministra e zyrtare te larte), kane abuzuar ligesisht me postin me ryshfete, korupsion e perfitime te pa merituara.Njerezit e ndershem kane qene e ngelen te "varfer" materialisht por te qete shpirterisht.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ter

      Sot ka ish drejtore te rendomte doganash e tatimesh me dhjetra apartamente. Kerkoni listen ne hipoteke se i gjeni. Sot vshtire se gjen ndertues me mbi 3 apartamente. Por drejtoruce shteti ka me dhjetra e qindra.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kukësi

        Vetëm kjo do shpëtojë këtë katrahurë shpopulllim pa luftë! Cdo pasuri në peshore pa mëshirë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje