Te Teatri METROPOL, përkatësisht te Salla “ÇEHOV” me datat 7, 8, 9 Mars 2025 në darkë rreth orës 20:00 do të çelet shfaqja "Engjëjt" me autor Odise Plaku.
Një grua, një dhimbje e pashuar, një realitet që sfidon arsyen. “Engjëjt” sjell në skenë historinë e një nëne kosovare që endet mes ëndrrave dhe absurdit në kërkim të fëmijëve të saj të zhdukur. Një rrëfim tronditës, i ndërtuar mbi mekanizma që sfidojnë logjikën dhe prekin plagët më të thella të shpirtit njerëzor.
Një dramë e fuqishme nga Odise Plaku, me një interpretim magjepsës të Vefi Redhi, nën regjinë e Naser Shatrollit.
Autor: Odise Plaku
Interpreton: Vefi Redhi
Adaptimi & regjia: Naser Shatrolli
Asistent i regjisë: Shend Tejeci
Skenografia dhe kostumografia: Arife Veselaj
Muzika: Hajrush Fazliu
Traileri: Dalmat Dobra
A.K./TemA
Vefi Redhi eshte nje aktore shume e talentuar . Ne teatrin e Vlores ka shkelqyer ne disa shfaqje . Sidomos te Kristali Blu e shkruar nga Mihallaq Qilleri si dhe ne teatrot greke ku ka luajtur me shume sukses I uroj shendet dhe shume suksese