Instituti Norvegjez Nobel ka njoftuar se këtë vit janë bërë 338 nominime për Çmimin Nobel të Paqes, duke përfshirë 244 individë dhe 94 organizata.
Ky është një rritje e ndjeshme krahasuar me 286 nominime që ishin bërë vitin e kaluar, por ende mbetet më i ulët se rekordi prej 376 kandidatësh të nominuar në vitin 2016.
Një prej kandidatëve kryesorë është Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili është propozuar për Çmimin Nobel të Paqes nga kongresmeni amerikan Darrell Aisha. Aisha theksoi se "askush nuk e meriton më shumë" çmimin për përpjekjet e Trumpit për paqe në Lindjen e Mesme. Zyra e kongresmenit sqaron se kjo nismë u mor për shkak të kontributit të Presidentit Trump në ndihmën për arritjen e paqes në rajon.
Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase raportojnë se deputeti Oleksandr Mereshko ka propozuar Trump për çmimin Nobel për Paqen që nga nëntori i kaluar, pas fitores së tij në zgjedhjet amerikane. Ky propozim ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e manjatit republikan.
Nga ana tjetër, deputetët e parlamentit norvegjez kanë propozuar edhe disa figura të tjera të njohura për këtë çmim, përfshirë ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe Papën Françesku.
Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Paqe iu dha organizatës japoneze Nihon Hidankyo, e cila është aktive në promovimin e paqes dhe disarmimit bërthamor.
Kush e propozon kete Trap per Paqen , ky eshte nje luft nxites ky don te behet pushtus , ne Gronlande,Panama ,Kanada
Le t'ja jape Trapit,"Nobelin" e Paqes,sepse ai eshte 100 vjet mbrapa.Ai jeton ne kohen e kolonizimeve te vendeve te pasura prej te fuqishmeve dhe ka kercenuar Kanadane,Groelanden,( Danimarken),Panamane,Meksiken,Palestinen,( Rripin e Gazes),tani per tani dhe nuk dihet deri ne Tetor kur ndahen cmimet,ke tjeter ka ne trute e tij te thartuar .
U dhjefshim ne Nobel! Jepjani edhe Osama Bin Laden dhe Putinit se e meritojne!