Trashëgimia gjuhësore e Tiranës, mes globalizmit dhe teknologjisë

26 Tetor 2025, 10:55Kulturë TEMA
Trashëgimia gjuhësore e Tiranës, mes globalizmit dhe

“Trashëgimia gjuhësore e Tiranës mes Globalizmit dhe Teknologjisë”, ishte forumi nga fondacioni Arben Tafaj që u zhvillua këtë të shtunë.

Një aktivitet që synon të theksojë rëndësinë e të folmes tiranase si pjesë e identitetit kulturor dhe historik të kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Ilir Tafaj theksoi se e folmja tiranase ka qenë gjithmonë një nyje lidhëse mes qytetarëve, një shenjë e identitetit dhe e traditës, që ka nevojë të ruhet dhe pasurohet ndër breza. Ai vuri në dukje sfidat që sjell globalizmi, teknologjia dhe ndikimet e jashtme.

Ky është aktiviteti i radhës i fondacionit Arben Tafaj, i cili në vrazhdën e veprimtarisë dhe punëve që Arben Tafaj ka bërë në lidhje me kulturën, historinë dhe traditën dhe trashëgiminë e pastër të Tiranës, kemi një temë në lidhje me të folurën e Tiranës”, u shpreh Tafaj.

Nga ana e saj, Lili Sula u shpreh mbi dinamizmin e gjuhës si një organizëm i gjallë, që lind, rritet dhe pëson transformime, duke mbetur gjithmonë pasqyrë e kombit. Ajo theksoi rëndësinë e dialekteve dhe të folmes së Tiranës, si elementë të çmuar të identitetit.

Sot e shoh me shumë interes këtë takim, për të shpërndarë idetë, përvojat sigurisht dhe bindjen që komuniteti i Tiranës është i prirur ta mbroj, ta pasuroj gjuhën e vet. Është një e folur që meriton vëmendje”, tha Sula.

Në fund të aktivitetit Fondacioni Arben Tafaj, nderoi me titullin “Misionar I Vlerave” Profesore Lili Sulën për kontributin e shquar universitar në mësimdhënie dhe studimin e Letërsisë Shqipe si dhe në fushë të Albanologjisë. - RTSH-

Lini një Përgjigje