“Fraktura 2025”, ekspozita në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

26 Tetor 2025, 09:03Kulturë TEMA
“Fraktura 2025”, ekspozita në muzeun “Shtëpia me

“Fraktura 2025” është ekspozita e sapoçelur në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, aty ku janë mbajtur peng shumë shpirtra të lirë.

Nëpërmjet elementeve të ndryshme artistike përshkruhet si frakturat e krijuara prej ideologjive nuk mund të anashkalohen, përkundrazi, ato duhet të analizohen. Me materiale audio-vizuale, objekte të ripërdorura e performanca, çdo cep i muzeut bëhet një pikë takimi midis historisë dhe artit.

E kururar nga Elton Koritari, “Fraktura”, që rikthehet në një edicion të ri pas ndërhyrjes artistike në ish-burgun kamp të Spaçit, është një reflektim mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet mbi të tashmen.

Për herë të parë, në Muzeun “Shtëpia me Gjethe”, u promovua edhe Guida e Familjes, një udhëtim interaktiv dhe tërheqës i projektuar për fëmijë dhe familje për të eksploruar Muzeun, historinë e diktaturës shqiptare dhe për të reflektuar mbi të Drejtat e Njeriut.

Top Channel

3 Komente

  1. Artiste qe duan te behen interesant nepermjet Hic- it. Vizitoret e huaj tallen me cfare shohin e degjojne nga Gjethet, dhe per Gjethet. Plejada e talenteve te veshur me Gjethet pa jete te se ardhmes. Meshirona o Zot!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po me ish kriminelet cfar u be !

      Ndersa ish kriminelet qe perdoren Torturat shijojne Muzeumin se si kane vepruar kundra njerezve te pafajshem ! dhe ata qe u Torturuan i haruan Torturat , i haruan njerzit e dashur te tyre qe vdiqen neper Burgje dhe neper Internime !

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po me ish kriminelet cfar u be !

        Ndersa ish kriminelet qe perdoren Torturat shijojne Muzeumin se si kane vepruar kundra njerezve te pafajshem ! dhe ata qe u Torturuan i haruan Torturat , i haruan njerzit e dashur te tyre qe vdiqen neper Burgje dhe neper Internime !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje