Trashëgimia kulturore e Krajës promovohet në Galerinë e Arteve të Shkodrës

6 Mars 2026, 17:29Kulturë TEMA
Trashëgimia kulturore e Krajës promovohet në Galerinë e

Trashëgimia kulturore dhe arkitektonike e trevës së Krajës u prezantua në Galerinë e Arteve në Shkodër. Arkitekti nga Ulqini, Korab Kraja, solli për publikun dokumentime dhe materiale që pasqyrojnë historinë, traditat dhe arkitekturën tradicionale të kësaj zone. Sipas tij, ruajtja dhe promovimi i këtyre vlerave është i rëndësishëm për të mbajtur gjallë identitetin kulturor të Krajës.

Kraja konsiderohet si krahina më perëndimore e hapësirës etnogjeografike shqiptare dhe prej kohesh pjesë e shtetit të Malit të Zi. Ajo përbëhet nga 22 fshatra dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 143 kilometra katrorë. Shpopullimi dhe mungesa e investimeve, sipas arkitektit Kraja, kanë ndikuar edhe në ruajtjen e arkitekturës tradicionale.

Prezantimi i vlerave arkitektonike të trevës së Krajës është pjesë e programit të Galerisë së Arteve në Shkodër, që synon promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të hapësirës mbarë shqiptare.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje