Në një atmosferë reflektimi dhe bashkëbisedimi u promovua libri “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite.
Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror të tryezës së iftarit, si një hapësirë që bashkon njerëz nga besime dhe përvoja të ndryshme, përtej dallimeve që mund t’i ndajnë në jetën e përditshme.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin promovues, kryeministri Rama theksoi se ideja për botimin e këtij libri lindi nga miq dhe bashkëpunëtorë myslimanë që agjërojnë, të cilët e nxitën të përmblidhte reflektimet e mbajtura në këto mbrëmje.
Sipas tij, tradita e iftarit përfaqëson jo vetëm një ritual fetar, por edhe një moment të rëndësishëm bashkimi dhe dialogu shoqëror, që pasqyron vlerat e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.
“Së pari, besoj që dhe vetë përbërja e listës së të ftuarve e reflekton atë ndrojtjen time për ta nxjerrë në dritë këtë libër që në fakt është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin që t’i organizoj në funksionin që kam, duke çelur një traditë për sa i përket funksionit tim që sipas meje shkon sipas meje të paktën, përtej sofrës së atyre që agjërojnë, pasi për mua dhe gjithmonë e me shumë dhe si rezultat i kësaj eksperience, sofra e iftarit është përtej agjëruesve dhe është në një farë mënyre një moment i bukur për të bashkuar njerëz që vijnë jo vetëm nga rrugë të ndryshme të jetës, por dhe nga sfonde të ndryshme të besimeve të tyre.
“Ka qenë shtysa të disa miqve mysliman që agjërojnë që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Dhe e thashë dhe më parë, sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Arlinda e kishte gati librin përpara Panairit të Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile për ta nxjerrë në panair sepse vetvetiu do krijohej një tërheqje e pa merituar për gjithë ata autorë të tjerë që e kanë panairin një moment të rëndësishëm. Për mua, fjalëgdhendësi i fundit i mbetur në bulevardin e Tiranës është këtu sot me ne, Aurel Plasari, dëshmia e faktit që sofra e iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në Bulevard”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se përvoja e këtyre iftareve e ka nxitur të thellohet më shumë në kulturën dhe traditën islame.
“Ndërkohë nuk dua të flas më gjatë. Kam shumë respekt dhe jam mirënjohës për ata miq që i kam rrotull që e praktikojnë këtë fe, por dhe i jam mirënjohës eksperiencës së këtyre iftareve që më ka pasuruar me thënë të drejtën dhe më ka nxitur që të hyj pak më thellë në qasjen, në fjalën, në kulturën e islamit. Dhe me thënë të drejtën besoj që përtej atij sloganit që ne e përsërisim shpesh të bashkëjetesës fetare qëndron në fakt një thesar kulturash që vijnë nga feja këtu tek ne dhe që meritojnë të kenë përkushtimin, përkujdesjen, admirimin, respektin tonë edhe për arsye se falë gjithë këtyre që thashë mund të ndihmohen njerëzit që ta shohin fenë përtej paragjykimeve dhe stereotipave që janë gjëja më e rrezikshme sidomos kur flitet për islamin”, tha Rama.
Libri është me pasthënien e profesorit të Universitetit të Tubingenit, Besnik Sinani si dhe me parathënie të ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. A.K./TemA
Ajo cfare pritet te ndodhe ne vijim me "krijimtarine" e Rames do jete tejet interesante! Pritet nje "kolane" botimesh, qe do jene njeri me "best seller" se tjetri! Sipas burimeve brenda haremit te Edvinit, do kete tituj si p.sh "Si ua futa te gjithe shokeve me radhe", "Me e bukura e haremit tim", "Kujtime te pashlyera nga bashkepunimi me Gysin(Agasin)"... "Bela vs. Elisa"... etj, qe do bejne buje, sensacion te madh! Do kete edhe botime qe lidhen me Vucic, Soros-Ati dhe i biri!.... E shume e shume vepra qe do zene vend qendror ne antologjine shqipe! Shumicen e veprave besohet se i ka lene t'u jape forme ne dite dhe stine te veshtira, si p sh kur te mbyllet ne burg nga "krijesa e tij" - sic pretendon, pra nga SPAK!!!....
Bismilahi! Mbas kesaj fjale besoj se Merua, do ta liroj censuren, qe i sherben ajetollahut te sarajeve te surrelit.
ky islamik i ndyrre e ktheu shqiperine ne nje arabi te ballkanit, vetem ne shqiperi ndodh ku bastardi hoxha islamik, del e pellet edhe ne tv publik per 10 minuta rresht ne gjuhe arabe, ketyre bastardeve vetem israeli ju vjen per hak,
Nuk eshte Islamik, ai eshte atheist . Thjesht fene e perdor.
Shkruaj epilogun dhe bye.
Kete liber lexhenda Ramaduro do ta botoje me nje tirazh 1 miliard Koppel do tua,shese te gjithe myslimaneve dhe do fitoje 10 miliard euro
NJeriu mund te jete dhe mund te beje ç"te mundet por para se gjithash dhe mbi te gjitha duhet te jete NJERI. Kete dua ta personifikoj me Rdi Ramen qe per mua eshte nje njeri qe me te vertete gjen foram dhe menyra per te dashur dhe respektuare popullin e vete duke mos lene asnjehere me pas edhe fene ,nje aspekt ky qe per ne shqiptaret eshte domethenes. Bravo dhe je personi me i mire per kete popull dhe kryeministri me i mire i te gjithe koherave.
I poshteri mbetet gjithmone i poshter dhe per keta nuk ka rruge tjeter,por keta qe shkruajne ketu keto poshtersi me duarte e tyre nuk bejne asgje tjeter veç se vulosin nderin dhe karakterin e tyre shume te ulet , konstant dhe te pandryshuare ne lidhje me veten,familjen,shoqerine dhe ne fund edhe me shtetin qe nuk e njohin fare se syte ju jane zene nga balta e hedhur nga vondalet e Sali Berishes per 35 vjet me radhe,dhe kjo nuk eshte pak. Vazhdoni me kete gjuhe te urrejtjes se edhe ju tere jeta do tju kaloje ne urrejtje dhe asnjehere si njerez normale ashtu siç pretendohet nga te gjithe dhe nga vete Zoti qe ju ka krijuare.