Korçë/ Shfaqet dokumentari për Violeta Manushin me titull “Brezi i artë - Violeta Manushi”

5 Mars 2026, 15:23Kulturë TEMA
Korçë/ Shfaqet dokumentari për Violeta Manushin me  titull

Në 100-vjetorin e lindjes së aktores së madhe korçare Violeta Manushi, Teatri “Andon Z. Çajupi” shfaqi premierën e dokumentarit “Brezi i Artë – Violeta Manushi”. Përmes materialeve arkivore, dëshmive dhe rrëfimeve, filmi sjell portretin njerëzor dhe artistik të Manushit, duke e rikthyer atë në vëmendjen e brezave të rinj.

“Qëllimi ishte të heqim pluhurin e harresës, ti lëmë diçka në të ardhmen, dokumente, argumente, prova të këtyre artistëve të mëdhenj që krijuan themelin e teatrit shqiptar dhe të filmit si një vlerë e paçmuar e identitetit shqiptar”, u shpreh aktorja Merita Cocoli.

Gjatë punës për realizimin e dokumentarit, Çoçoli tregon se ajo që e ka prekur më shumë ishte disiplina dhe dashuria e pakushtëzuar e Manushit për profesionin.

“Mësova këmbënguljen e saj, ajo tha që dua të vdes në skenë. Ke shumë çfarë mëson prej saj, në pozicionin e aktores ka qenë e shkëlqyer”, tha ajo.

Publiku korçar përjetoi emocione të forta dhe kujtime të paharruara për Violeta Manushin, ikonën e skenës dhe filmit shqiptar, bijën e qytetit që u kthye në simbol të artit kombëtar. A.K./TemA

1 Komente

  1. c
    ceceni

    Vllehët Aromunë krenaria e ketij vendi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje