Ju njohim me 10 kandidatët për Çmimin “Lumo Skëndo”:
“Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri – Botimet Onufri
“Petro Marko shkrimtar i lirisë”, nga Behar Gjoka – Botimet Toena
“Shqipëria prej letrave”, nga Ben Andoni - Botimet Papirus
“Bilal Xhaferi, realizmi dhe tradita” nga Bashkim Kuçuku – Botimet Albas
“Identitete”, nga Lindita Arapi – Botimet Onufri
“Rrjedhave letrare” nga Ymer Çiraku – Botimet Onufri
“Djemtë e përçarë të Amerikës” nga Sokol Balla – Botimet Albas
“Koha e dy pandemive” nga Daut Gumeni – Botimet M&B
“Në atë vend” nga Ardian Vehbiu – Botimet Albas
“Ad infinitum” nga Sadik Bejko – Botimet Onufri
Juria e edicionit të pestë të çmimit “Lumo Skëndo”, përbëhet nga znj. Monika Stafa (kryetare), z. Alfred Peza, z. Ardian Muhaj, z. Flogert Muça dhe znj. Aida Tuci.
Çmimi “Lumo Skëndo” i jepet veprës më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti. Në këtë përzgjedhje vlerësohen autorët më të mirë në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, duke sjellë në vëmendjen e publikut emrin e një figure të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.
Nisur edhe nga katër edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike.
A.K./TemA
Po dhe ne letersi me politizim? Shume keq. Qe nga juria e deri ke kandidatet....nuk behet ai vend joooooo....ky Flogerti po te kete lexuar ndonje liber....
Cfare eshte ky cmim Lumo Skendo te nje personi qe ka 80 vjet qe nuk ka botuar asnje reset????Ne kemi genius e let rave shqipe Ismal Kadarene le te jete ky crime per vleresimin e autoreve Shqip shkrues ....