PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Pikëllimi i netëve kosovare”, piktura e Edi Ramës e realizuar më '1989

5 Mars 2026, 19:25Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Pikëllimi i netëve

“Pikëllimi i netëve kosovare”,  pikturë e rrallë për nga realizimi artistik i artistit Edi Rama në vitin 1989, sot kryeministër i Shqipërisë

“Pikëllimi i netëve kosovare” është një pikturë kubiste për tragjedinë e Kosovës, e rrallë edhe për kohën kur u krijua ruhet në Galerinë e Arteve të Bukura.

Është e rrallë edhe për kohën kur u krijua, por edhe për moshën 25-vjeçare të autorit. Kjo pikturë ishte pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe mësojmë se mes pikturave më të mira është zgjedhur në vitin 1989 kjo vepër kushtuar dramës kosovare, e cila mban titullin “Pikëllimi i netëve kosovare”.

Për veprën me natyrë kubiste, me portrete shkëmbore malësorësh, pasqyruar me ngjyra kafe, me pak të kuqe përzier me okër, organizatorët e ekspozitës së asaj kohe shprehen se Edi Rama është frymëzuar nga çështja kosovare dhe në thelb është vrasja dhe çasti i varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982).

Pas kësaj tragjedie ngjarjet për lirinë e Kosovës marrin përmasa të mëdha të cilat kulmojnë me disfatën dhe pikëllimin e madh, kur në ‘89-n Milloshivici i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë.

Ishte një periudhë e grevave dhe ndërprerjeve të punës në atë vit çka ka frymëzuar kryeministrin Edi Rama që t’ia dedikojë veprën Kosovës.

Lini një Përgjigje