Më 3 shtator 1920, shqiptarët shënuan një nga fitoret më të rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë: çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Pas më shumë se tre, qyteti u rikthye në gjirin e shtetit shqiptar, duke vulosur një moment kthese për mbijetesën e shtetit të pavarur.
Së pari, duhet ditur se Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920, kur Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” mobilizoi rreth 4 mijë luftëtarë nga Labëria, Myzeqeja e deri në Skrapar, nën drejtimin e figurave si Ahmet Lepenica dhe Qazim Koculi. Vullnetarë të armatosur dobët, por të mbushur me vendosmëri, sulmuan garnizonet italiane në Drashovicë, Tepelenë dhe rrethinat e Vlorës. Luftime të ashpra shënuan muajt e verës. Heroizma e Selam Musait, që ra me flamur në dorë, u kthye në simbol të sakrificës së popullit shqiptar për lirinë.
Së dyti, pas humbjeve dhe presionit ndërkombëtar, më 2 gusht 1920 u nënshkrua Protokolli shqiptar-italian. Italia pranoi të tërhiqej nga Vlora, Saranda, Shëngjini e Durrësi, duke mbajtur vetëm bazën e Sazanit. Ky ishte një akt i rrallë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare: një fuqi e madhe detyrohej të largohej përballë qëndresës së një populli të vogël.


Së treti, më 3 shtator, çetat shqiptare hynë triumfalisht në Vlorë. Banorët e qytetit i pritën me entuziazëm, duke e kthyer ditën në një festë kombëtare. Flamuri kuqezi u ngrit mbi varrin e Ismail Qemalit në Kaninë, si simbol i vazhdimësisë së idealit të Pavarësisë së vitit 1912. Historianët e kanë cilësuar këtë ditë si një formë të “rishpalljes së Pavarësisë”, pas rrezikut të madh që kishte sjellë Lufta e Parë Botërore për copëtimin e Shqipërisë.
Së fundmi, lufta e Vlorës është konsideruar si epopeja e unitetit kombëtar. Si rrallëherë më parë, shqiptarët lanë mënjanë ndasitë krahinore e politike për t’u bashkuar kundër një pushtuesi të huaj. Ajo jo vetëm që siguroi integritetin territorial të vendit, por shërbeu si një mesazh i qartë për Evropën se Shqipëria ishte një realitet politik që nuk mund të shpërfillej./ Përgatiti nl/TemA
Ishte koha kur shqiptaret ishin burra dhe kishim akoma ne dejet e tyre zellin osman per te shpalosur burrerine e tyre ne rast lufte apo per te derdhur gjakun e tyre ne mbrojtje te vatanit. Sot brezi i ri i tredhur dhe i ç'burreruar. Nga Edi Rama dhe Elisa Spiropali . Ku shikon meshkuj te depiluar me pantallona ngjitur pas kembeve dhe bytheve. Thua se jane femra qe kane dale neper pasarela dhe jo burra. Shqiperia eshte kthyer nje gjah i lehte per armiqte e saj shekullore. Siç eshte dhe vete Italia ne rastin konkret. Nese Sllobodani dikur eshte shprehur qe e pushtonte Shqiperine me shoqaten e gjahtareve te Serbise. Sot Shqiperine e pushton me llastiqe.
Me sakte e me shkoqur nuk ka. Bravo per ate qe e ka shkruar dhe me tre pika qendrore ka shpjeguar nje lufte te tere
Pa mohuar vleresimin per luftetaret shqiptar ne Luften e Vlores ne qofte se doni te vertetat historike duhet te theksoni rrolin e madhe te se majtes italiane qe protestuan dhe e detyruan qeverine e Romes te terhiqet ushtarakisht nga Shqiperia.
Pak e sakte thote populli, por eshte shume shume pak per te qene sakte. Me mire mos shkruani e festoni fare. Lufta e Vlores ka qene me plot gojen e madherishme. Populli vlonjat dhe laberia e dinin mire te pakten deri ne 45’. Zogu nuk e kishte me qejf te permendej, pastaj erdhi lufta dhe pas 45’ erdhi njeriu i ri. Historia e luftes se Vlores u sakatua, gjymtua, bere lemsh me fjalorin e njeriut te ri. Per fat te keq brezi i ri nuk e njeh fare historine dhe kjo eshte nje fatkeqesi e madhe.