Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet...

3 Shtator 2025, 17:39Kulturë TEMA
Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të

Jorge Luis Borges, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, ka lënë pas jo vetëm vepra të pavdekshme, por edhe mendime të thella ..


Roberto Alifano: Borges, ç’është poezia për ju? Si do ta përkufizonit?


Borges: Mendoj se poezia është diçka aq intime, diçka aq thelbësore sa nuk mund të përkufizohet pa u tretur. Do të ishte sikur të përpiqeshim të përkufizonim ngjyrën e verdhë, dashurinë, rënien e gjetheve në vjeshtë… Nuk e di se si mund t’i përcaktojmë gjërat thelbësore. Më vjen në mendje se i vetmi përkufizim i mundshëm do të ishte ai i Platonit, pikërisht sepse nuk është përkufizim, por sepse është një fakt poetik. Kur flet për poezinë, Platoni thotë: «Ajo gjë e lehtë, flatrore dhe e shenjtë». Besoj se, në një farë mënyre, ky mund të jetë njëfarë përcaktimi i poezisë, pasi nuk e përkufizon atë në mënyrë të ngurtë, përkundrazi, i ofron imagjinatës imazhin e një engjëlli ose të një zogu.

—————————–

 

Lini një Përgjigje