PIKTURA E DITËS: "Qafa e Llogorasë"- Pikturuar mjeshtërisht nga Bajram Mato

3 Shtator 2025, 13:15Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Qafa e Llogorasë"- Pikturuar

Edhe këtë vit, teksa sezoni turistik është në mbyllje, Vlora dhe bregdeti i jugut kanë frymëzuar piktorin Bajram Mato.

Në rubrikën 'Piktura e Ditës', Liberale ka përzgjedhur veprën e artistit Mato, i cili tregon një peizazh të bukur malor, e titulluar "Qafa e Llogorasë" ku ngjyrat janë të lehta dhe të qeta, duke sjellë kështu një ndjesi freskie dhe vere.

Bajram Mato e ka filluar krijimtarinë e tij duke u mbështetur në metodën realiste në vitet ’80.

Pas viteve ‘90 piktori ka emigruar në Itali, duke mos hequr dorë nga peneli.

Puna e tij është ekspozuar në Galeritë e njohura italiane dhe ka fituar edhe çmime ndërkombëtare.

Piktori Bajram Mato, me origjinë nga Roskoveci është kthyer disa herë në atdhe për të prezantuar veprat e tij.

Në shumicën e tablove, një vend të veçantë ka zënë Vlora dhe krahinat e saj, ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Vepra e Matos tërheq vizitorët për ngjyrat e ngrohta, peizazhet e qeta dhe të pastra, për teknikat origjinale dhe portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për vendin e tyre dhe shoqërinë. /liberale/

1 Komente

  1. B
    Bionno per albania!

    Mungon kompozicioni, qe te krijoje mje mdjenje unike perjetimi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje