LIBRI I DITËS: "Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar"- ROMAN nga Marquez, një rrëfim tronditës i vrasjes së një aristokrati të ri...

3 Shtator 2025, 12:18Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Kronikë e një vdekjeje të

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar"

Përkthehu në shqip: Aurel Plasari

Shtëpia Botuese: Onufri

Çmimi: 1000 Lekë

Një nga kryeveprat e Marquez, ky roman është një rrëfim tronditës i vrasjes së një aristokrati të ri, një krim që vendos në gjyq një shoqëri të tërë, jo vetëm një dyshe vrasësish. 

Një burrë kthehet në qytetin ku, 27 vjet më parë, kishte ndodhur një vrasje e mistershme, i vendosur t'i shkojë deri në fund historisë. Vetëm disa orë pas martesës me bukuroshen Anhela Vikario, thuhet nga të gjithë se Bajardo San Romani e ktheu nusen në shtëpinë e prindërve. Familja e saj, e tronditur, e detyroi të tregonte dashnorin e saj të parë; dhe vëllezërit binjakë shpallën publikisht se do ta vrisnin Santiago Nasarin për çnderimin që i kishte shkaktuar motrës së tyre. 

Por, nëse të gjithë e dinin që vrasja do të ndodhte, pse nuk ndërhyri askush për ta ndaluar? Sa më shumë zbulohet, e aq më pak kuptohet, teksa rrëfimi vrapon drejt një përfundimi të pashpjegueshëm. 

Lini një Përgjigje