nga Auron Tare
Zbulimi i Varrit Monumental në Bulqizë, për të cilin po shkruajne të gjithë këto ditë, është bërë nga një ekip modest i Institutit të Arkeologjisë. Dy arkeologë njëri më eksperiencë të gjatë. Tjetri një arkeolog i ri. Të ndihmuar nga 7 studentë të masterit. Me një buxhet qesharak që vetëm Shteti Shqiptar mund ta japë për shkencëtarët e vetë.
Ndërkohë OJF që i shërbejnë Ministrit të rradhës për të kapur fonde ne Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore janë pjesë e Fondit 2.4 milion eur të Bankës Botërore për Interpretimin Turistik të Kalasë së Kaninës, Borshit dhe Shpelles së Spilesë. Projekt plagjiaturë nga Kina i prezantuar nga Institucionet Zyrtare realizuar nga dy OJF të quajtura CHwB.
Prandaj përpara se të fillojmë korret patriotike në FB dhe shqiponjat me duar, duhet të kërkojmë llogari se cfarë bëhet me këto fonde që humbasin zyrave të burokracisë.
2.4 milion euro për projekte plagjiature dhe 7 milion lek të vjetra për një ekspeditë shqiptare me zbulime të rëndësishme historike.
Besoj se shumëkush është i aftë të kuptojë ku jemi.
Auron, qellimi eshte shkaterrimi hiq arsimin futi korrupsionin ... dhe te tjerat vine vet!
Ngelet duke thene Periudhe Romake o Genitcere te turqizuar. Eshte Ilyri e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Tij. Dhe Epiri i Pirros dhe Jeorgios Kastriotis qe luftoi per te cliruar Magna Grecian. Si nuk kuptoni lojen e atyre qe you krijuan (criate) si Pashallek turk ne 1913en per interesat e tyre xhanem. Nuk e kuptoni qe kane Turqine proxi per interesat e tyre? Futej Turqia e kriminelit Qemal Ataturk ne Nato?