VIDEO/ E vërteta rreth keqtrajtimit të nënës dhe motrës së Ali Pashës dhe "operacioni ideologjik" i Francois Pouqueville

2 Shtator 2025, 22:15Kulturë TEMA
VIDEO/ E vërteta rreth keqtrajtimit të nënës dhe motrës

Një nga episodet më të debatueshme të jetës së Ali Pashë Tepelenës lidhet me rrëmbimin e nënës dhe motrës së tij nga fshatarët e Hormovës, kur ai ishte ende shumë i ri. Në thelb të këtij konflikti qëndronte rivaliteti i njohur mes familjes së Meçohysajve, nga e cila rridhte edhe Ali Pashë Tepelena, për pronat e Tepelenës dhe të ardhurat nga mbrojtja e krahinës së Rrëzës. Hormova, fshati më i madh dhe më i fuqishëm i kësaj krahine, ishte pjesë e sistemit të patronazhit të familjes Meçohysaj, e cila ushtronte kontroll mbi krahinën.

Në një moment të caktuar pas vdekjes së babait dhe xhaxhait, kur ishte vetëm 14 vjeç, Aliu gjendet i pafuqishëm dhe, ndërsa banorët e Hormovës tentojnë të ndryshojnë aleancë, ata i rrëmbejnë Aliut të ëmën dhe motrën. Përgjatë historisë, me këtë moment është abuzuar shpesh, pasi pretendohet se motra dhe nëna e tij janë keqtrajtuar seksualisht.

Por, historiani Dorian Koçi shprehet në Apostrof Podcast se diçka e tillë nuk gjen mbështetje në realitet.

“E gjithë kjo lloj, thashethemnaje, që më vonë jep François Pouqueville në librin e vet për keqtrajtimin e tyre edhe nga ana seksuale nuk rezulton që të jetë e vërtetë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse motra e Ali Pashë Tepelenës martohet pikërisht tek Asllan-pashallinjtë e famshëm, te familja Libohova. Dhe do të ishte e pamundur, që gjyshi i Myfit Bej Libohovës të merrte për grua shan i Shanishanë që, sipas pretendimeve të Pouqueville-it apo te udhëtarëve të tjerë, ishte keqtrajtuar në mënyrë të tillë."

Historiani thekson se këto thashetheme u shfaqën vetëm pas vdekjes së Ali Pashës në vitin 1822, kur ai nuk kishte më as pushtetin dhe as familjen për ta mbrojtur reputacionin e tij. 

"Arsyet se përse më vonë ngrihet ajo që në histori mund të quhet si një operacion ideologjik mbi errësimin e një figure historike siç ishte Ali Pasha, lidhet ngushtë me hierarkinë dhe ndarjen e pushtetit politik, religjioz dhe kulturor më vonë në Epir. Pra, në librin e parë që jep Pouqueville-i në 1805-n, kur Ali Pasha është gjallë, nuk shkruan asnjë gjë nga këto, dhe në botimin e tretë që ai bën në 1825-n, kur Ali Pasha tashmë nuk ekziston më, është vrarë dhe familja e tij nuk është më aq e rëndësishme, ainxjerr këtë version të tretë që, fatkeqësisht në shqip është botuar versioni i tretë. Pra, nuk kemi një qasje analitike të vëllimit të botimit para 1805, pastaj atij të 1815-ës dhe të 1825-ës."

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Ali Pashë Tepelena: Fëmijëria e panjohur, pushteti & rënia

8 Komente

  1. T
    Taulant

    François Pouqueville ishte mashtrues nder te paktet Evropjan te kohes qe fliste keq per Aliun. Kjo ndodhte sepse Pouqueville ishte edhe agjent i Francezeve dhe punonte per krijimin e nje shteti fetar Ortodoks ne Ballkan . Aliu ishte iluminist respektonte te gjitha besimet fetare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paco

      O Ali o tope po te ishte aq I zgjuar trim e shume te tjera Nuk do ja prisnin koken Nuk do I zhdukej fara dhe familia e Ali tepelen vetem ti ke ngel qe shkruan dhe I mbron nderin e aliut kafshe idiote.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Historiani nga mali

        Per pak na binde. Martesat ishin aleanca, jo per dashuri. Gjyshi i Myfit bej Libohoves (çfare kane bere keta?) kushedi sa gra e dashnore te tjera ka pasur, si mysliman qe ka qene. Si ka plasur fort se Shani ka pase qene perdhunuar, fundja per aleance e mori. Po pse, grate qe perdhunoheshin, nuk martoheshin asokohe?

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Teritoret shqiptare kane nxjerre shume pashallare te shquar ne kohen e perandorise osmane. Kane drejtuar popullsi shqiptare e popullsi te popujve te tjere te Perandorise, historia jone enveriste ka qene shume abuzuese me trajtimin e historise se tyre, ringjallja e hitorive te pashallareve me origjine shqiptare do te a e kishin zili te gjithe popujt e ballkanit e metej.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Despoti

            astrit qe te qifsha robt ty dhe pashallare ve te turkut o mut muti

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gjergj Fishta I riu

            Ka gjera gjithmon per TRILLER(trillime). Per te çfajsuar egersine e Aliut, u sajua dhe kjo. Edhe me vone do trillohet se ne Diber kane pas pardhunuar nenen e Nexhmie Hoxhes e qe shperngulur ne Selanik, prandaj Enveri ju qiu te tem tere nacionalisteve Geg. Edhe Oliver Chmid hodhi nje triller per ISCANDERBEG se turqit i kane vra baban, ndaj luftoi kunder tyre(!). Ne anen tjeter, ISCANDERBEG qe ishte LOGOJA e tij, nuk ka asnje lidhje se ka qene ne graden e perçudnuar Bej dhe marre Peng e shkolluar ne TURQI. Grada e tij IN*PE*RA*TO*RE* B.T. ose imperator sipas ridrejtshkrimit te gjuhes latine. Ai, ISCANDERBEG me grade perendimore e vertisin akoma me grade te ulet Turke, Bej. Ndaj kur akademiku ik nga realiteti, futet ne turmen e popullit duke ju marre zanatin: e lagu se lagu dhelpera bishtin.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Janina

              Pse I biri I hanko kurves do na komandoje _ thoshin per Aliun. Bushatllinjte nuk pranuan ti marrin mbesen Aliut sepse ishte bandit. Ali ka qene e keqja me made e shqiptareve.Servil ndaj te huajve dhe shpirt Kazemi me shqiptaret. Pse sulltani desh koken e tij. . Sepse u armiqesua shume me popullaten,edepsez dhe hajdut. Asnje merite nuk ka per pavaresine e shqiperise..nje kriminel dhe I pabese. Ato korrespondenca qe ka patur me te huajt I kane patur te gjithe pashallaret. Punoi vetem per greqine. As nje fare nuk I ngeli, edhe djemte e poshter nuk e deshen babain e tyre,Aliun. Cdo dite tek sheshi vetem shqiptaret rriheshin dhe torturoheshin. Asgje te mire nuk ka patur.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Si nuk u bete Njerez o Genitcere! Ndryshuat cdo Gje Kombetare qe nga Emrat,Mbiemrat,Istitucionet Greke Epirote! Me pushtimin e Kostantinopolis (Stambolli) Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne 1453a.d dhe gjithe zones Greke Ionia ku eshte so Turqia (Smirna,Pontio,Tavris (Krimea) etj fillon Tragjedia e Kombit Greke te Ikyrise dhe Epirit te Pirros dhe Jeorgios Kastriotis. Per cfare "Kombi" flisni you Genitceret dhe vegla te Cifuterise me Proxin e tyre Turqine? Futej ne Nato Turqia e kriminelit Qemal Ataturkut o Injorante?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje